E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshje me efekte anesore - Kembimi i te burgosurve forcon Hamasin

Eshte liria e nje ushtari izraelit njemije here me me vlere se sa ajo e nje te burgosuri palestinez Pyetja eshte cinike por tregtia e kembimit disproporcional te nje izraeliti me mbi 1000 palestineze ka nje dimension te dukshem moral.  Sepse sado qe Izraeli me te drejte ndeshkohet ne arenen nderkombetare per shkak te politikes se ngulimeve sado qe ai i stermundon palestinezet dhe u ze territoret atyre ne kundershtim me te drejten nderkombetare duhet te pranohet se ky shtet i mbron dhe i vlereson qytetaret e vet hebrenj ne nje mase te tille saqe asnjehere nuk do te kuptohet prej grupeve te motivuara ideologjikisht sic eshte Hamasi radikal islamik.

Nder te liruarit edhe atentatore te bindur

Lirimi i me shume se 1000 te burgosurve nga kendveshtrimi izraelit eshte nje cmim i larte thuajse i pakaperdishem per lirimin e Gilad Shalitit. Ndonese nder ta ka edhe njerez te cilet jane denuar ne procese me mjaft pikepyetje ka po ashtu edhe atentatore te bindur te cilet paskrupull mburren me vrasjen e civileve izraelite - dhe jo vetem nga familjet e tyre por edhe nga pala palestineze brohoriten si heronj.  Ndaj eshte pozitive per Izraelin qe nga ana e vet nuk inskenon parada qe nxisin dhunen dhe ndjellin urrejtje ndaj palestinezeve sic ben pala e Hamasit.

Nga pikepamja humanitare marreveshja jep shkas per mirenjohje te larte ndaj ndermjetesuesve Turqise Gjermanise dhe Egjiptit. Por mbetet dyshimi nese vertet kembimi i te burgosurve hap nje shans per paqen ne Lindjen e Mesme sic u shpreh nder te tjere para pak ditesh ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle e tani edhe  Gilad Shalit ne prononcimin e tij te pare ne liri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rainer Sollich komenton

Hamasi mund ta ndjeje veten fitimtar

Duket se pikerisht e kunderta mund te ndodhe  Hamasi mund ta ndieje veten si fitimtar ne kete marreveshje dispropocionale. Me kursin e vet militant ai do te forcohet dhe inkurajohet - madje edhe kundrejt forcave te moderuara perreth presidentit palestinez  Mahmoud Abas. Ai nuk mund te krenohet ne popull me arritjen e lirimit te te burgosurve por lufton pa sukses ne parketin nderkombetar per njohjen e shtetit palestinez krahas Izraelit. Ai e ben kete paqesisht dhe per kete aresye konsiderohet nder te humburit nga kjo marreveshje.

Ndersa Hamasi tani e di qe rrembimi i nje ushtari te vetem izraelit edhe ne te ardhmen do te mund te jete nje biznes lukrativ per te Ne kete menyre ai rifiton luftetaret e vet. Ai fiton edhe peshe politike. Dhe ai fiton edhe popullaritet. Edhe per palen izraelite duhet pasur droja se marreveshja per te burgosurit nuk do te jape shkas per te nxitur ndryshimin e kursit. Perkundrazi pritet qe qeveria e djathte nen Benjamin Netanjahun ta vazhdoje po me te njejten vendosmeri bllokaden antihumane ne Rripin e Gazes ashtu si edhe politiken e ngulimeve ne Jordanin Perendimor. Shkasin e nevojshem per kete mund ta servire Hamasi i forcuar tashme.

Autor Rainer Sollich

Redaktoi Vilma Filaj Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›