E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane bastis grupet e ekstremit te majte pas dhunes se fundjaves

Zyrtare te sigurise italiane kane konfimuar se nje dite me pare polica ka bere kontrolle te befasishme tek grupet anarkiste te ekstremit te majte si kunder pergjigje e perleshjeve me policine ne fundjave ku per pasoje u plagosen 135 persona.

Ajo qe nisi te shtunen si pjese e nje demostrate mbareboterore kunder grykesise se korporatave dhe pabarazise ne te ardhura e frymezuar nga levizja Occupy Wall Street ne New York degjeneroi ne nje lufte urbane mes protestuesve dhe policise. Guret dhe copat e trotuareve binin mbi policine dritaret e dyqaneve dhe bankomatet u thyen dhe makinave iu vu zjarrri nderkohe qe kryetari i bashkise deklaroi se demi shkaktuar eshte te pakten 1 milione euro.

Bildunterschrift Gaz lotues per dhunuesit

Dhune e paprecedente

Ministri i Brendshem Roberto Maroni e ka quajtur dhune te paprecedente duke thene se protestuesit e dhunshem perdoren marshimin si mburoje.

Une dua qe te kapen autoret e kesaj dhune dhe kush eshte i perlyer me keta kriminele qe te sherbejne si shembull per te tjeret tha ai.

Hetuesit kane bere te ditur se po ekzaminojne dosjet kompjuterike dhe pamjet video gjithashtu po kerkojne edhe per depo te mundshme armesh. Organizatoret e demostrates akuzuan policine se deshtoi ne izolimin e atyre pak njerezve qe ishin mes 200 mije protestuesve te tjere ne Rome.

Autor afpap dpa/Amarildo Topi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›