E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi edvinist ndaj Ligjit për Gjykatën Administrative po i kushton biznesit më shumë se 400 milionë euro

Kostot që i kushton biznesit mungesa e gjykatës administrative i kapërcejnë 400 milion euro në vit. Bazuar mbi këtë fakt zëvendës ministri i ekonomisë Eno Bozdo thotë se tashmë është i patolerueshëm qëndrimi i opozitës e cila e mban ligjin të bllokuar në Parlament prej më shumë se një viti e gjysëm. “Biznesi shqiptar humbet si kosto të drejtëpërdrejtë afërsisht 400 milionë euro në vit nga mospasja e kësaj gjykate. Le të lëmë polemikat, le të lëmë retorikat dhe le të votojmë një ligj që nuk është as për PS, as për PD, po për ekonominë e vendit” tha Bozdo. Sipas tij, qëndrimi i opozitës ndaj biznesit dhe ekonomisë në përgjithësi duhet të jetë më i sinqertë. Ai vëren se goditja sistematike ka kosto për ekonominë në përgjithësi. “Opozita do të luajë rolin e saj si opozitë dhe ajo do të kritikojë dhe gjërat që nuk shkojnë mirë në ekonominë e vendit, por ajo që është e patolerushme është fakti i goditjes sistematike të ekonomisë së vendit nëpërmjet deklaratave, nëpërmjet qëndrimeve dhe nëpërmjet aksioneve të munguara. Ekonomia ka dy shtylla, atë të ekonomisë reale dhe atë të perceptimit. Në qoftë se goditet shtylla e perceptimit është e kuptueshme se këtu ka një aksion konkret, jo të morlashëm, për të goditur ekonominë reale” tha Bozdo. Prej mujash si rrallë herë ekonomia është kthyer në argumentin bazë të luftës politike në vend. Një pjesë e këtij debati janë edhe akuzat për korrupsion me koncesionet

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›