E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i “Gazetës Shqiptare”, një shpikje që flet për skenarët e mjerimit, që kurdis kuzhina e Edvinit

PD: Gazeta Shqiptare realizoi një truk mediatik


Sot po asistohet në një skenar të ulët, që mediat e Edvinit shpikin për të rritur interesin për shpifjet e tyre lidhur me Gërdecin, por para së gjithash, për të lidhur me pa të drejtë, emrin e kryeministrit Sali Berisha me lirinë e medias. Pasi është prodhuar tirazhi i Gazeta Shqiptare dhe janë konservuar lastrat e gazetës, në mënyrë që ajo të riprintohej më vonë, me anë të një spektakli të padenjë, sot në mëngjes, në pikën ku grumbullohen gazetashitësit e kryeqytetit, disa njerëz, të hipur mbi një BMW, parablenë tirazhin e kryeqytetit të kësaj gazette, ndërkohë që thuajse pak minuta më vonë, “News24” nisi maratonën e “denoncimeve” ndaj qeverisë shqiptare, ndërkohë që liderët e koalicionit të majtë, u “gjetën” papritur së bashku, në një takim pa axhendë, por që s’munguan të denonconin këtë “parablerje” që qeveria na paska bërë për të shmangur vëmendjen ndaj “fakteve” që po publikohen për tragjedinë e Gërdecit. Tashmë është e ditur i gjithë trafiku që po kryhet prej prokurorisë për Tragjedinë e Gërdecit, trafikim që duket se po shkatërron të gjithë procesin që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, por sot është asistuar në leximin e të gjithë merimangës që po e drejton këtë maskaradë: shpiket në mëngjes blerja e tirazhit, kamerat gjenden disa minuta më vonë dhe “denoncohet” fakti, më pas “udhëheqësit” e opozitës gjenden bashkë dhe denoncojnë aferën e pak më vonë, gazeta “riprintohet” në mënyrë që të mos u mungojë lexuesve. S’mund të thuhet asgjë më shumë veçse një demaskim i maskaradës, për të cilën s’do të lodhemi së ngrituri telefonin, për të pritur protestat e lexuesve, të cilët kanë asistuar në vetë të parë, që nga shtypshkronja, e në të gjitha pikat e shitjes nëpër kryeqytet. Refreni i tyre i përbashkët është shprehja: “turp u qoftë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›