E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretohet Gumi në funksionin e ministrit të Punës, miratimi në kuvend pritet të mbyllë këtë legjislaturë

Presidenti Bamir Topi nuk i ka shfrytëzuar 7 ditët e përcaktuara nga kushtetuta, por ka dekretuar menjëherë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Anastas Duro dhe po ashtu ka dekretuar propozimin per emerimin e Viktor Gumit ne kete kete post. Vendimi i presidentit i çon menjehere dekretet ne parlament, qe duket se do te mbylle perfundimisht punimet duke votuar per emerimin e nje anetari qeverie, pikerisht ne fund te mandatit te ekzekutivit. Vetëm një ditë pasi PBDNJ doli nga koalicioni i djathtë, sikurse edhe kishte njoftuar më herët Gazeta “55”, ministri i kësaj force politike në kabinetin Berisha dha sot dorëheqjen nga posti i Ministrit të Punës, Anastas Duro. Ai u emërua para pak muajsh, pas kërkesës që kreu i PBDNJ bëri pranë kreut të qeverisë për zëvendësimin e ministrit të mëparshëm, Kosta Barka. Gjatë mesditës, kreu i qeverisë propozoi zotin Viktor Gumi, për postin e lënë vakant, njoftim që u bë nga zëdhënësja e kryeministrisë Juela Meçani. Deri më sot, Zoti Gumi ishte zvminister i Drejtesise, ndërsa më herët ai ka punuar për vite me radhë si Specialist Legjislacioni në Parlamentin Shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›