E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i rrugëve, policia nis hetimin



Për disa minuta, 8 rrugë nacionale në disa qytete të vendit janë bllokuar nga protestuesit e Partisë Socialiste, duke detyruar forcat e policisë që të ndërhynin për të zhbllokuar lëvizjen e automjeteve të transportit. Në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit u rikujtoi dje qytetarëve që bllokojnë rrugët, se janë duke shkelur nenin 293 të Kodit Penal dhe se për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”, rrezikojnë të dënohen me gjobë ose deri në 3 vjet burg. Sipas deklaratës së policisë, gjatë ditës së djeshme janë bllokuar për rreth 4-10 minuta rrugët Shkodër-Lezhë, Ura e Farkës në Tiranë, rruga Gjirokastër-Tepelenë, autostrada Durrës-Tiranë në Shkozet, rruga hyrëse në qytetin e Vlorës, rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnjë, kryqëzimi i Patokut dhe kthesa e Poshnjës në rrugën Berat-Lushnjë. Në këtë mënyrë, policia deklaroi se ka nisur hetimet dhe do referojë materialet në prokurori për organizatorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›