E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama “Dita e Medias nisi me një barrelë”

Autori i Lajmit: Redaksia

“Dita Ndërkombëtare e Shtypit nisi me një barrelë, duke çuar për në spital deputeten socialiste, Klodiana Spahiu, e cila rrezikoi shumë nga shëndeti i saj, edhe pse iu lutëm të mos futej në grevën e urisë”. Kështu e ka nisur fjalimin e tij të radhës, si përnatë mes protestuesve socialistë të mbledhur prej 4 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
“Në Ditën Botërore të Shtypit, u shtypën faqe dhe tituj që përditë shtypin lirinë dhe demokracinë me sharje tipike komuniste, me mllefin e Saliut për të shtypur një protestë, e cila sa vjen dhe ndizet”,- tha ai ndër të tjera, duke shtuar se Kryeministri është dëshpëruar nga përballja me të fshehtën që gjendet në kuti. “Ai e mban pushtetin, se e ka vjedhur dhe është fanatik për hapjen e kutive”,- tha Rama. Kryetari i Partisë Socialiste më tej, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha, theksoi se opozita nuk do të heqë dorë nga e vërteta e zgjedhjeve. “Saliun e ka dëshpëruar përballja e së vërtetës dhe unë i them këtu se ne nuk heqim dorë nga roli i dëshmitarit, por edhe përballja me dëshmitë rrëqethëse të borxhit publik”,- theksoi Rama.

Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›