Bllokimi i studentëve, pranga pronares së agjencisë turistike
Vizat e 167 studentëve, të cilët u bllokuan disa ditë më parë e nuk u lejuan të zbresin në Trieste të Italisë, kanë dërguar në pranga dy persona. Katër të tjerë janë dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin e gjithë personave të implikuar në këtë falsifikim dokumentesh, me qëllim që të kalojnë ilegalisht kufirin shqiptar.
Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës dhe Tiranë, ka mundur të vendosë në pranga Iris Çekanin, 37 vjeçe, e cila është administratorja e agjencisë turistike "MAR-EST TRAVEL". Kjo është agjencia e cila kishte aplikuar për viza në ambasadën hungareze, duke pretenduar për 167 studentë që donin të bënin një udhëtim turistik. Veç administratores, në pranga ka përfunduar edhe një student i vitit të dytë në Fakultetin e Juridikut tek Universiteti privat "UFO". Policia shpjegoi se Valter Marashi, 21 vjeç, ka qenë personi i cili ka ndihmuar në grumbullimin e njerëzve. Duke bashkëpunuar mes tyre, dy personat dyshohet se kanë mashtruar për një udhëtim turistik që do të ishte për në Slloveni dhe më pas në Spanjë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, mësohet se ndalimi i tyre u bë pasi më gjashtë maj, agjencia turistike e "MAR-EST TRAVEL", duke mashtruar për destinacionin e udhëtimit nga Sllovenia në Spanjë, ka marrë në mënyrë të kundërligjshme 167 viza turistike "Shengen" në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë. "Në listën e marrjes së vizave, përveç studentëve të universiteteve private, janë futur dhe persona të tjerë që nuk kanë qenë studentë, duke bërë pagesa shtesë për falsifikimin e dokumenteve sikur janë studentë, me qëllim përfitimin e parregullt të vizave që të kalonin kufirin shtetëror për në vendet e Evropës", detajoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Vetë ambasada ka qenë ajo e cila ka zbuluar skandalin, kur është vënë në dijeni se studentët nuk kishin marrë destinacionin e deklaruar. Në këto kushte, ajo ka anuluar gjithë vizat e dhëna dhe 167 personat, ku një pjesë e tyre shtireshin si studentë, kanë mbetur të bllokuar dhe nuk janë lejuar të zbresin në Portin e Triestes në Itali.
Dy ditë më parë ata janë kthyer të gjithë në Portin e Durrësit dhe menjëherë janë shoqëruar nga policia, ku u janë sekuestruar dokumentet identifikuese. Burimet nga grupi hetimor shpjeguan se tashmë ka nisur verifikimi për të gjithë personat e kthyer mbrapsht për shkak të anulimit të vizave dhe po shikohet se cilët janë studentë dhe cilët jo. Madje, që në veprimet e para hetimore janë zbuluar katër raste, që i janë referuar prokurorisë për procedim penal në gjendje të lirë. "Materialet në Prokurorinë e Tiranës u referuan për Mario Rizain nga Berati, 23 vjeç; Taulant Begën nga Berati, 22 vjeç; Nazmi Zenelin nga Lushnja, 18 vjeç; të tre me arsim të mesëm dhe për Ada Qadhimin nga Tirana, 25 vjeçe, me arsim të lartë", detajoi policia.
Grupi i punës deklaron se hetimet mund të nxjerrin të implikuar të tjerë në këtë akt kriminal. "Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna për intervistimin e të gjithë personave të kthyer dhe verifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu u referuan në prokurori materialet për marrjen në përgjegjësi penale të agjencisë turistike ‘MAR-EST TRAVEL‘, si person juridik" shtoi policia. Materialet e përpiluara iu referuan për kompetencë organit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë, duke i akuzuar këta persona për veprat penale të "Korrupsionit pasiv në sektorin privat", "Falsifikimit të dokumenteve më shumë se një herë", "Mashtrim për qëllim fitimi", "Zbatimit të ligjit penal ndaj personave juridikë", të kryer në bashkëpunim.