E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri për SHISH, kufizim mandati për drejtuesit e këtij institucioni

Shumica parlamentare vendos një mandat 5-vjeçar për Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e shërbimit informativ shtetërorKryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka prezantuar ndryshimet në ligjin për SHISH, ndryshime që përfshijnë edhe kufizimin e mandatit për drejtuesit e këtij institucioni. Shefi i ekzekutivit identifikoi se ligjit i bëhet një ndryshim, përcakton afatin 5-vjeçar të mandatit të drejtori dhe zëvendësdrejtorit. “Nuk ekziston në asnjë vend të lirë, drejtor apo zëvendësdrejtor pa mandat të caktuar. Për më tepër kur në disa aspekte, ligji e barazon me ministrin. Mandatin 5-vjeçar me të drejtë përsëritjeje një herë është propozuar për të dy, si për drejtorin ashtu edhe zëvendësin, pasi e thashë edhe një herë është ruajtur e njëjta praktikë në emërimin e tyre, dhe kjo është ruajtur për arsyen, sepse sens nuk bën, duhet të jemi realist, nuk mund të ketë zëvendësi të njëjtën praktikë me drejtorin, por meqenëse është përcaktuar në ligj se zëvendësi zëvendëson drejtorin gjer në tre muaj, kur ai mungon për arsye shëndetësore, atëherë u mendua që të lihet e njëjta praktikë”, u shpreh kryeministri Berisha.Kryeministri theksoi shtimin e një objektivi të ri, luftën kundër korrupsionit të personit publik, si dhe shtimin e certifikimit të personave mbi bazën e ligjit.Berisha theksoi se të gjitha këto ndryshime synojnë të përshtatin objektivat e punës së shërbimit me kërkesat e kohës, me kërkesat e mëdha që shtrohen para vendit pas anëtarësimit në NATO, por edhe në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian.“Sot ne miratojmë veç këtij vendimi dhe disa ndryshime dhe shtesa në ligjin numër 8391, dt 28.10.1998, për Shërbimin Informativ të Shtetit, i ndryshuar, i propozuar nga Kryeministri. Këto ndryshime synojnë të përshtatin objektivat e punës së Shërbimit me kërkesat e kohës, me kërkesat e mëdha që shtrohen para vendit pas anëtarësimit në NATO, por edhe në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian. Në objektin e punës, qartësohet më mirë, detyra e shërbimit për të ndihmuar, ndonëse ndihmon, agjencitë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, shtohet një objektiv i ri, lufta kundër korrupsionit të personit publik. Korrupsioni është një kancer, ai duhet të luftohet. Shërbimi ka dhënë një kontribut në këtë drejtim, por, natyrisht, nuk ka qenë objektiv direkt i punës së tij. Shtohet certifikimi i personave mbi bazën e ligjit. Shërbimi Informativ Shtetëror do të ketë detyrën e ‘retingut’, kjo është e domosdoshme sidomos pas anëtarësimit në NATO, të kategorive të caktuara të punonjësve, që punojnë në zyra delikate dhe vende delikate”, u shpreh kryeministri.Kreu i qeverisë sqaroi se në ligjin e ri nuk ndryshon mënyra e emërimit të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, ndonëse Kushtetuta përcakton qartë se Presidenti i Republikës emëron kryetarin apo drejtorin, në asnjë rast nuk parashikon Kushtetuta që presidenti të emërojë zëvendës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›