E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një OKB” - Austria jep 200 mijë euro për zhvillimin e Shqipërisë

Ministri i Shtetit Pollo dhe ambasadori austriak Rauning nënshkruajnë marrëveshjenAustria konfirmoi dje një mbështetje financiare prej 200 mijë euro në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për integrim përmes Kombeve të Bashkuara. Ky është kontributi i dytë i Austrisë për Shqipërinë përmes programit “Një OKB”, një iniciativë globale për reformimin e OKB-së. Përmes këtij kontributi ndihma për Shqipërinë arrin në 450 mijë euro, ndërsa qeveria austriake kthehet në një kontribuuese e rëndësishme e programit “Një OKB”.      Marrëveshja u nënshkrua dje nga ambasadori austriak në Shqipëri Florian Raunig dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri Gülden Türköz Cosslett në prani të ministrit të Shtetit Genc Pollo.“Austria, si një anëtare e OKB-së dhe si një vend mikpritës i OKB-së, Viena është një nga qendrat e OKB-së në botë - dhe si një partnere e besueshme e Shqipërisë, është krenare që është pjesë e kësaj iniciative.  Të punosh dhe të zbatosh programe në kuadër të ‘Një OKB’ do të thotë  të japësh më shumë asistencë, dhe në mënyrë më eficente ku qeveria ka një rol parësor në drejtim të këtij procesi dhe programe me të fokusuara të OKB-së, të cilat sigurojnë një jetë më të mirë për shqiptarët”, u shpreh ambasadori i Austrisë në Tiranë, Florian Raunig.Ministri i Shtetit Genc Pollo, i cili është përgjegjës për koordinimin e ndihmës, falenderoi Austrinë për këtë kontribut të dytë ndaj Fondit të Koherencës së OKB-së dhe theksoi përkushtimin e qeverisë për ta bërë programin pilot “Një OKB” një histori suksesi.“Kjo ka rritur efiçencën e asistencës së OKB-së në vend dhe ne mirëpresim reformimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për të cilën eksperienca e programit ‘Një OKB’ do të jetë me shumë vlerë. Ne e vlerësojmë kontributin dhe përkushtimin e Austrisë ndaj përpjekjeve tona për programin ‘Një OKB’ në Shqipëri. Kjo iniciativë i ka bërë Kombet e Bashkuara një partner zhvillimi më të fokusuar, duke punuar në mënyrë më koherente me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për t’i dhënë asistencë zhvillimi efiçente Shqipërisë”, tha Gülden Türköz Cosslett. “Kontributi austriak i shkon Fondit të Koherencës së OKB-së, në mbështetje të prioriteteve kombëtare brenda programit ‘Një OKB’”, u shpreh ministri Pollo....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›