E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ngritja e Agjencisë Kombëtare Bërthamore

Qeveria hedh baza ligjore për ndërtimin e centralit nuklearQeveria hedh bazën ligjore për ngritjen e centralit bërthamor. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar krijimi i Agjencisë Kombëtare Bërthamore (AKOB), si institucion qendror në varësi të Kryeministrit, e cila synon t’i hapë rrugën ngritjes së infrastrukturës për centralin bërthamor në vend.AKOB do të zhvillojë programin bërthamor, përfshi këtu ngritjen e një infrastrukture të nevojshme për centralin bërthamor, vendin ku do të ngrihet centrali si dhe përgatitjen e përzgjedhjen e një stafi, sipas nevojave. Gjithashtu kompetencë e AKOB është njohja e popullatës dhe e grupeve të interesit me programin bërthamor, gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tij, si dhe sigurimi i ruajtjes, së lëndës djegëse bërthamore, të materialeve radioaktive, të cilat lidhen me procesin e prodhimit të energjisë nga centrali bërthamor.Hartimi i dokumentacionit dhe ndjekja e procedurave, në bazë të të cilave do të kërkohen oferta për centralin bërthamor është një tjetër pikë e mandatit të kësaj strukture të re që do të ketë një këshill drejtues dhe kryetarin.Sipas strukturës së miratuar kryetari emërohet dhe lirohet me urdhër të kryeministrit dhe propozim të ministrit të Shtetit.AKOB do të bashkëpunojë me institucione të ndryshme të vendit dhe të huaja për të realizuar misionin dhe objektivat e tij. Sipas vendimit të qeverisë, bashkëpunim të ngushtë do të ketë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).AKOB-i e ka selinë në Tiranë dhe e zhvillon veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës të Shqipërisë. AKOB-i ka vulën dhe stemën e vet zyrtare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›