Tregtia, eksportet çojnë në rënie deficitin tregtar
04/12/2009 INSTAT: Në tetor eksportet ishin 9,6 miliardë lekë dhe importet 37,4 miliardë lekë
Ulja e mallrave të importuara gjatë muajit tetor, si dhe rritja e produkteve shqiptare që dolën në tregjet ndërkombëtare kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit tregtar. Instituti i Statistikave raportoi se për herë të parë që nga janari i këtij viti, eksportet rriten me 0.8 për qind krahasuar me tetorin e një viti më parë. Kjo situatë ka bërë që deficiti tregtar për këtë muaj të arrijë në 27,8 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 10.7 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 15.8 për qind krahasuar me tetorin 2008.
Përmirësimi
Ka qenë eksporti i grupit të prodhimeve të drurit dhe letrës, i cili është rritur me 35 për qind, eksporti i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit që u rrit 32.7 për qind, si dhe eksporti i ushqimeve, pijeve, duhanit që u rrit me 31.4 për qind, si dhe shumë mallrave të tjera që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e treguesve të deficitit tregtar. Në krah të kundërt ka ndikuar eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, i cili si asnjëherë më parë gjatë këtij viti është ulur me 27.4 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në tetor 2009 u eksportuan 9,6 miliardë lekë mallra, me rritje 1 për qind në krahasim me shtator 2009 dhe rritje me 0.8 për qind në krahasim me tetor 2008. Ndërkohë që importet për këtë muaj janë 37,4 miliardë lekë mallra me ulje 7.9 për qind në krahasim me shtator 2009 dhe ulje 12.1 për qind në krahasim me tetor 2008. Duke krahasuar të dhënat me muajin paraardhës pra muajin shtator, vihet re që importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” është rritur me 60.7 për qind, produktet e grupit “Tekstile dhe këpucë” u rritën me 24.8 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” u rritën me 4.6 për qind. Në krah të kundërt ka ardhur importi i grupit “Prodhime druri dhe letre”, i cili sipas të dhënave zyrtare është ulur me 26 për qind.
Shkëmbimet tregtare
Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian sipas INSTAT-it është 68.2 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 66.5 për qind dhe importi 27.8 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 6.3 për qind dhe importi 14.2 për qind. Disa nga partnerët tregtarë me të cilët eksporti është rritur janë Gjermania, Greqia, Italia, Maqedonia, Spanja. Ndërkaq, sa i takon importit të dhënat sipas Institutit të Statistikave janë rritur në shkëmbimet me Austrinë, Gjermaninë, Italinë, Kroacinë, SHBA-të, Turqinë. Ecuria e eksporteve ka ndryshuar kahun e prirjes së mëparshme rënëse, e cila ka ardhur në zbutje që prej muajit prill të këtij viti. Eksportet sipas Bankës së Shqipërisë kanë shënuar një rënie vjetore me rreth 14 për qind, ndërkohë që në terma mujorë rezultoi mjaft më e përshpejtuar, rreth 26 për qind.
Në shtator
Tendenca e rritjes së eksporteve u vu re edhe një muaj më parë. Në muajin shtator eksportet u rritën me 33.6 për qind, ndërsa deficiti tregtar ka shënuar një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me muajin gusht. Importet u rritën me 20.6 për qind dhe eksportet me 33.6 për qind. Deficiti tregtar i muajit shtator ishte 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje jo vetëm krahasuar me muajin paraardhës, por edhe një rritje prej 18.1 për qind krahasuar me muajin shtator 2008.
Mallrat e akcizës
Importi i mallrave me akcizë, sipas të dhënave të tetorit, arriti vlerën 3,932 milionë lekë. Kjo shifër e rendit grupin e mallrave të importuara me akcizë në 10.5 për qind ndaj totalit të importit. Ekspertët e INSTAT-it bëjnë të ditur se krahasuar me muajin shtator të këtij viti, importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje prej 19.4 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës me 52.8 për qind.