Bllokohen 35 kg marihuanë në Gjirokastër

Sipas policisë, lënda narkotike u bllokua në aksin rrugor kombëtar Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Jorgucat.
Të njëjtat burime thanë se gjatë aksionit u ndaluan dy të persona: Esmeraldo Qori dhe Vladimir Rizvo, përkatësisht 21 dhe 42 vjeç, që të dy nga Gjirokastra.
“Një procedurë ligjore për paraburgimin e të tyre tashmë në nisur, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia saktësoi se lënda narkotike, e ndarë në 22 pako me pesha të ndryshme, e mbështjellë me letër natriban transparentë, ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Greqinë.
Ky është rasti i dytë që gjatë kësaj jave policia e Gjirokastrës ndalon trafikantë të lëndës narkotike pranë kufirit shqiptaro-grek./Start/
2012-08-26 11:21