E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për kullotat, vret dhe djeg 20-vjeçarin

Në fillimi u dyshua se i riu kishte vdekur aksidentalisht nga asfiksia e zjarrit, por më pas policia ka dalë me një deklaratë ku sqaron se viktima i quajtur Haki Mana, nuk ka pësuar vdekje aksidentale, por është vrarë me çifte.

Ndërkohë që policia ka vënë në pranga edhe autorin e krimit, Xhevat Dudumi, 22 vjeç.

Sipas policisë ky i fundit, rreth ores 18:00, pasi ka debatuar me shtetasin Haki Manaj, për punë kullote, ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haki Manaj në pjesën poshtë brinjëve duke i shkatuar vdekjen e menjëherëshme.

Më pas e ka mbështjellë me plasmas trupin e viktimës dhe i ka vënë zjarrin barërave dhe ferrave me qëllim humbjen e gjurmëve duke menduar se viktima do digjej nga zjarri.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar dhe forcat e policisë. Fillimisht u dyshua për një vdekje aksidentale të 20-vjeçarit, i cili prej një viti punonte bari në zonë./Start/

                                                                                             2012-08-26 11:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›