Bllokohen 52 kg hashash te destinuar per tregun e Tiranes
Tre persona jane vene ne pranga ne kryeqytet ndersa policia ka sekuestruar nje sasi prej 52 kilogramesh lende narkotike kanabis sativa. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena zyrtare te policise se Tiranes sipas se ciles droga ishte destinuar per tregun e kryeqytetit. Kane qene agjentet e Seksionit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes qe ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme Operacionale te kesaj drejtorie fale nje hetimi dymujor ne kuader te operacionit te koduar Drejtimi i duhur ne oret e para te mengjesit te djeshem bene te mundur sekuestrimin e nje sasie prej 52 kg lende narkotike kanabis sativa e ndare ne pako te presuar 1 kg-she si dhe nje automjet taksi 4 celulare nje peshore natriban qese per ambalazhim doreza etj.
Ne pranga jane vene Festim Cela 28 vjec banues ne Peze e Vogel Tirane Tonin Tarelli 38 vjec dhe Kristo Topalli 45 vjec te dy banues ne Tirane. Sipas policise keta shtetas u kapen ne flagrance me 12 kg lende narkotike ne kohen qe ishin duke levizur me nje automjet taksi prane Kombinatit drejt qytetit te Tiranes. Ne vijim te operacionit gjate kontrollit te baneses se shtetasit Festim Cela u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi tjeter prej 40 kg lende narkotike. Ne total sasia e lendes narkotike te sekuestruar eshte 52 kg e cila kishte destinacion shitjen dhe shperndarjen e saj ne Tirane. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale Prodhim dhe shitje e narkotikeve e kryer ne bashkepunim.