Burri i merr djalin ish-bashkeshortes zhduket femija
Nje 42-vjecar nga qyteti i Pogradecit i ka marre femijen ish-bashkeshortes se tij e cila me vendim gjykate kishte fituar te drejten e mbajtjes se te miturit pas divorcit. Pas denoncimit te gruas policia lokale ka nisur kerkimet ne kerkim te ish-bashkeshortit te saj i cili eshte shpallur ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare nga te dhena te policise lokale sipas te cilave mesohet se gjithcka ka nisur pas nje grindjeje ne familje dhe me pas ish-bashkeshorti ka marre femijen qe gjykata ia kishte besuar te emes se divorcuar. Nga te dhena te policise se komisariatit te Pogradecit mesohet se shtetasja Zh. H. 31 vjec banuese ne lagjen nr. 2 Pogradec ka shkuar ne komisariat ku ka bere denoncimin. Sipas saj femija i eshte marre dhe mbajtur ne menyre te padrejte nga ish-bashkeshorti i saj babai i femijes Erjon Hamolli 42 vjec. Sipas saj gjykata e rrethit me nje vendim te formes se prere ia ka lene asaj kujdestarine e te miturit. Pas denoncimit policia e Pogradecit po punon per gjetjen e femijes dhe venien para pergjegjesise ligjore te 42-vjecarit Erjon Hamolli i cili ka konsumuar vepren penale Marrje pa te drejte e femijes parashikuar nga neni 127 i Kodit Penal.