Bllokohen 70 kg hashah, shoqërohet 66-vjeçarja

08/03/2005 Në kërkim “pronarët”
VLORË – Një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike është bllokuar dje nga policia e Vlorës. Ndërsa janë identifikuar, por nuk janë ndalur “pronarët” e saj, policia ka shoqëruar një plakë 66-vjeçare, pronare e garazhit ku u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndëve narkotike.
Burime të Drejtorisë së Policisë s Qarkut të Vlorës, bënë të ditur se nga ana e sektorit të antidrogës, u gjetën dhe sekuestruan rreth 70 kg hashash në qendër të qytetit të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pas informacioneve të marra në rrugë operative, agjentët antidrogë të komisariatit të Vlorës, lokalizuan një garazh të vjetër, i cili ndodhej pas ambulancës së qytetit, ku edhe gjetën rreth 70 kg hashash.
Lidhur me “pronarët” e kësaj sasie lënde narkotike, mësohet se ende nuk janë identifikuar, ndërsa është shoqëruar në polici pronarja e garazhit, një plakë 66-vjeçare.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës, mësohet se kishin disa ditë që prisnin që te garazhi të vinin “pronarët” e vërtetë të drogës. Por, duket se ata kishin kuptuar ose ishin informuar për survejimin e policisë dhe nuk u dukën.
Në këto rrethana, agjentët e policisë vendosën që të ndërhyjnë dhe në garazh gjetën dhe sekuestruan hashashin, të paketuar në pako një kilogramëshe e të vendosura në thasë nejloni.
Menjëherë nga ana e policisë është shoqëruar pronarja e garazhit, plaka 66-vjeçare, Kimete Sinoimeri.
Drejtori i policisë së Qarkut të Vlorës, Josif Shtëmbari, bëri të ditur se droga ishte vënë aty nga persona të tjerë, që janë të identifikuar nga policia dhe pritet shumë shpejt që ata të ndalohen nga policia.