E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Historia përsëritet!

08/03/2005  Trajneri i Mançester Junajtid Sër Aleks Ferguson ka shumë besim se skuadra që ai drejton mund të rikthejë sërish suksesin e paimagjinueshëm, të arritur në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur Bajernin e Mynihut, duke qenë në disavantazh të dy golave. “Ajo ndeshje na ka bërë që të diskutojmë së tepërmi gjatë javëve të fundit, ka thënë Ferguson. Për ne do të mbetet shembulli më i mirë për sukseset që kemi arritur deri më tani. Por, tani kanë mbetur vetëm tre lojtarë, të cilët kanë përjetuar atë përmbysje fantastike që ne realizuam kundër bavarezëve. Megjithatë jam i sigurtë se do të jetë një detyrë tepër e vështirë për ne kjo përballje me Milanin. Do të na duhet të mbrohemi mirë sepse nuk mund t’i lejojmë vetes pësimin e një goli tjetër. Mendoj se kjo mbrëmje ka për të qenë një sfidë, ku do të nxjerrin krye vetëm lojtarët e mëdhenj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›