Botuesit, “tender” me të drejtat e autorit

08/03/2005 Botuesit, “tender” me të drejtat e autorit
Debati i botuesve dhe problemet profesionale mes tyre
Një terren i ri debati mes botuesve- prej një viti agjencitë e të drejtave të autorit nëpër botë po njohin dhe firmat shqiptare të shtëpive botuese, por me një imazh zhgënjyes dhe përfitues; ekskluzivitetet janë kthyer në “tender” duke çuar në një rritje artificiale të honorarit për të drejtën e autorit, jashtë llogjikës së tregut shqiptar të librit
Mbi debatin më të fundit për piraterinë dhe problemet e botuesve flet Fatmir Toçi, botues i “Toenës” si dhe kryetar i Shoqatës së Botuesve shqiptar
Fatmir Toçi
Tani që u bënë bashkë, botuesit po e kuptojnë se harmonia mes tyre është prishur për shkak të biznesit nga duar jo të pastra me librin, se po i hyjnë si fort në hise njëri-tjetrit, dhe po priten në besë, se shtëpitë botuese kanë hyrë në një agresivitet të ri, gati, në, një farë “tenderi” për çmimin e marrjes së të drejtës së autorëve që vijnë si bestseller nga bota etj.
Por siç e pranuan dhe vetë në një takim, të ngritur enkas nga shkaqet e mësipërme, nën logon e piraterisë, rreziku më i madh për librin është mbetja vetëm në konstatime. E keqja ka ngecur, për antarët e shoqatës së botuesve, tek vullneti moral, për të mbajtur qëndrim për veprimtarinë e tyre.
Fatmir Toçi, botues i “Toenës, si dhe Kryetar i Shoqatës së Botuesve, thotë se ka disa tendenca për garë të pandershme midis botuesve në marrjen e të drejtave të autorit.
Nga ana tjetër, sërish në kuadrin e konstatimeve por të asnjë mase konkrete, Toçi është i sigurtë kur thotë se ekskluzivitetet po kthehen në “tendera” ku po përfitojnë të huajt. “Kjo ka sjellë kohët e fundit edhe një rritje artificiale të honorarit për të drejtën e autorit, jashtë llogjikës së tregut shqiptar të librit, të botuesve dhe autorëve të huaj ndaj botuesve shqiptarë”.
Duket sikur Shoqata e botuesve po vendos një rregull moral në funksionimin e saj gjë që u shpreh edhe në takimin e para disa ditëve “secili të mbajë vullnet moral për të mbajtur qëndrim për veprimtarinë e tij”. I shkon më shumë një slogani fushate se sa realitetit a mendoni se mund të funksionojë kjo?
Do ta quanim të realizuar misionin tonë si shoqatë nëse do të mundnim ta vendosnim një rregull të tillë moral midis botuesve. Në fund të fundit ky është dhe një nga misionet e shoqatës. Por, duhet pasur parasysh se botuesit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, midis të tjerave edhe përsa i përket formimit profesional dhe jo të gjithë botuesit kanë aderuar në Shoqatën e Botuesve Shqiptarë. Megjithatë thirrjen që secili të mbajë qëndrim për veprimtarinë e tij e quajmë një akt normal moral, por edhe miqësor. Dhe derisa secili ka pranuar të jetë pjesë e një komuniteti, siç është komuniteti i botuesve, mendoj dhe shpresoj që kjo të mos mbetet një sllogan dhe të funksionojë gjithnjë e më mirë.
Deri dje, para bashkimit në një shoqatë të vetme, interesat kanë qenë krejt të kundërta ndërmjet jush, botuesve, sa i takon sigurisht biznesit të librit.
Pse besoni, kjo duket nga këmbëngulja për unifikim, në bashkimin e të kundërtave?
Nuk mund të them se interesat kanë qenë të kundërta kur botuesit ishin të ndarë në dy organizma, siç ishin Lidhja dhe Shoqata e botuesve, por pikëvështrimet për komunitetin ishin të ndryshme. Por erdhi një çast që nga botuesit më të njohur u kuptua se ishim pak për të vepruar të ndarë, në një fushë pa rregulla loje të përcaktuara mirë, të rrezikuar nga konkurenca e pandershme dhe pirateria që është ulur këmbëkryq në botimet shqiptare, të inkurajuar edhe nga indiferenca e të gjitha qeverive që kanë kaluar që nga vitet ’90-të e deri më sot.
U dukën pak gjakrat e ndezura në takimin tuaj për piraterinë se marrëdhëniet mes jush nuk gëzojnë harmoni, se po i hyni në hise dhe po prisni në besë njëri-tjetrin. A mund të na flisni pak më hapur se çfarë po ndodh pas këtij aludimi?
Harmonia është tipari i munguar në shoqërinë e sotme shqiptare. Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe në komunitetin e botuesve, ku interesat dhe konkurenca i bëjnë shpesh ata të vihen përballë njëri-tjetrit. Kur kjo konkurencë është e ndershme dhe brenda etikës profesionale shkon në dobi të zhvillimit të botimeve shqiptare. Por, jo gjithmonë ndodh kështu, ndaj dhe ju keni vënë re gjate takimit edhe “gjakra te ndezura”, “mungesë harmonie” dhe tendenca “për t’i hyrë në hise njëri-tjetrit”. Aludimet kanë të bëjnë edhe me akuzat për pirateri të disa kolegëve që bëjnë pjesë në shoqatë, për disa tendenca për garë të pandershme midis botuesve në marrjen e të drejtave të autorit, apo thjesht shfaqje kompleksesh në aspektin profesional në një punë publike si kjo e botuesit.
Një botuese tha se askush nuk e imponon për vendosjen e rregullave të lojës në biznesit e librit, dhe se blerja e ekskluzivitetit është totalisht vendosje personale. Ndërsa ju thoni se nga kjo po ç’orientohet tregu i të drejtave të autorit. Deri ku duhet të shkojë sipas jush bashkëpunimi në kësi rastesh?
Rregullat e lojës në biznesin e librit duhet t’i imponojë ligji, ligji për librin, i cili akoma na mungon në formën e tij të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Mungesa e tij ka ndikuar shumë në gjithë këtë amulli që është krijuar në fushën e botimeve. Duket se ka edhe botues që mund të ndihen mirë në një situatë të tillë. Por unë ju siguroj se ata nuk mund të jenë botuesit e vërtetë dhe veprimtaria e tyre në këtë fushë do të jetë shumë e shkurtër dhe e dënueshme.
Një botues në takimin tuaj tha se “vet botuesit nuk dijnë se si merren të drejtat e autorit, nuk njohin ligjin”. A mendoni se kjo e vërtetë mund të lidhet me piraterinë?
Kjo lidhet me formimin e tyre te cunguar profesional dhe çon pashmangshem ne piratim, moszbatim të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Per rritjen e nivelit profesional te anëtarëve të saj Shoqata e Botuesve ka programuar edhe dy takime (seminare) me lektorë shqiptarë dhe të huaj të cilat do të ndihmojnë botuesit për të kuptuar domosdoshmërinë e respektimit të të drejtës së autorit në botimet e një vendi, si dhe për të demonstruar praktikisht se si veprohet për marrjen e këtyre të drejtave, siç u veprua, për shembull, në rastin e vendosjes së ISBN-së.
Një nga masat që morët si shoqatë është se “nuk do të pranoni asnjë botues në grupimin tuaj po qe se nuk vërteton përmes kontratës ekskluzivitetin e botimit të veprës”.
Me ç’të drejtë ligjore kërkoni të vendosni kontroll mbi botuesit e tjerë?
Ne kemi thënë se nuk do të pranojmë në shoqatë asnjë botues për të cilin vërtetohet ligjërisht se ushtron veprimtari pirate në fushen e botimeve. Dhe kjo përcaktohet tekstualisht edhe në një nga nenet e Statutit të shoqatës. Ndërsa problemet kontrakuale, për ekskluzivitet apo çdo problem tjetër, janë çeshtje të brendshme të çdo botuesi dhe nuk është detyrë, dhe as e drejtë e shoqatës të merret me to. Kontrata është një akt konfidencial midis palëve dhe vetëm në rast mosmarrëveshjes mund t’i paraqitet organeve ligjore të gjykimit për të interpretuar zbatimin e saj.
Në debatin për piraterinë u tha se ka “agresivitet jo profesional” midis botuesve për pronësinë e autorit...Çfarë do të thotë kjo dhe si do ta rregullojë shoqata këtë, përveç konstatimit të fenomenit?
Agresiviteti profesional është vënë re në ndonjë artikull të nxituar apo prononcim në media të ndonjë botuesi, apo edhe në thashethemet në tavolinat e kafeneve, për qëllime denigrimi, madje edhe duke keqpërdorur ndonjë autor të njohur, për qëllime që s’ka të bëjnë fare me çështjen dhe nuk e ndihmojnë fare atë. Shoqata u bën thirrje këtyre që të bashkëpunojnë me ne për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së problemit, të shohin me sy kritik veprimtarinë botuese në vendin tonë, duke e nisur secili nga shtëpia e tij botuese, pasi secili, sidomos në fillimet e tij, në një formë apo në një tjetër mund të ketë bërë “gjynahe” në këtë fushë.
Kur merr të drejtën e autorit për ta përkthyer në shqip, apo qoftë dhe për botimet e këtushme, cilat janë kriteret e kontratës në lidhje me çmimin e librit dhe shifrës që ofrohet për të drejtën e autorit, pasi flitet për abuzim në këtë raport
Pjesa më e madhe e termave të kontratës në rastin e blerjes të të drejtave të autorit janë të unifikuara në të gjithë botën, në zbatim të konventës ndërkombëtare për të drejtat e autorit. Çmimi i librit vendoset nga botuesi, në bazë të kostos së botimit, kërkesë-ofertës në treg, fuqisë blerëse të lexuesit, si dhe politikave të marketingut që ka secili botues. Në bazë të çmimit të shitjes së librit dialogohet me botuesin, agjencinë apo autorin e huaj për masën e pagesës për të drejtën e akorduar, shifër që zakonisht varion nga 6 – 10 % të çmimit te librit herë sasinë e kopjeve të prodhuara. Ne, botuesit shqiptarë ndodheni shpesh në vështirësi në këto marrveshje sepse i kemi tirazhet dhe çmimet shume te ulta dhe, shpesh, botuesit e huaj nuk janë të interesuar për dhëniën e të drejtave me interesa kaq të ulta. Por, shpesh këto të drejta jepen edhe falas, sidomos nga subjekte që janë të ndërgjegjshëm për gjendjen në Shqipëri dhe fuqinë e ulët blerëse të lexuesit tonë, si rrjedhojë e gjendjes sociale.
Po në takim u tha se raportet e botuesve shqiptarë po eksportohen në agjencitë e të drejtave të autorëve ku turren për ekskluzivitete me çdo lloj honorari. Çfarë pasojash ka ky imazh dhe në cilat agjenci po ndodh konkretisht?
“Turrja” për ekskluzivitte është një praktikë e njohur në punën botuese në të gjithë botën. Eksluziviteti e mbron botuesin nga konkurenca e pandershme dhe është një shprehje e komoditetit në marrëdhënien me autorin përkatës. Edhe në rastin e kërkesës të disa botuesve për të njëjtën vepër nuk ka ndonjë gjë për t’u trembur, siç ka ndodhur për autorë dhe vepra të njohura, psh. për Markezin, Alenden, Coelhon, Daniel Still etj. Por, nuk do të ishte keq që të kishte një koordinim të punës midis nesh, botuesve, që këto kërkesa të mos ktheheshin në “tendera” ku do të përfitonin të huajt. Kjo ka sjellë kohët e fundit edhe një rritje artificiale të honorarit për të drejtën e autorit, jashtë llogjikës së tregut shqiptar të librit, të botuesve dhe autorëve të huaj ndaj botuesve shqiptarë.
Si e shpjegoni rritjen e çmimit të librit në këto dy vite, madje në shumë ribotime, në këtë hark kohor, janë vënë re me çmim më të lartë pa pasur motiv ndryshimi, ndërsa po i afroheni shumë kërkesës për uljen e taksës?
Konstatohet një rritje e çmimit të librave, e cila vjen kryesisht si pasojë e rritjes së kostove tipografike të tyre. Në fakt çmimet e librave në Shqipëri janë akoma shumë të ulët, në krahasim me çmimet e librave në vëndet e tjera të Evropës, nga vijnë edhe lëndet e para dhe të gjitha materialet e tjera për prodhimin e librave. Nga ana tjetër çmimet e librave janë të shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse të lexuesit shqiptar. Kështu që çmimet e tyre botuesi i vendos gjithmonë duke pasur parasysh kërkesën dhe ofertën për secilin libër. Ndërsa në lidhje me uljen e taksës (bëhet fjalë për heqjen e TVSH-së), jemi akoma në kuadrin e premtimeve të qeverisë dhe akoma nuk po shohim ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim.
Nuk është parë në takimet e shoqatës së botuesve, botuesi i “Onufrit”, mos ka xhelozi mes jush?
Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Ai ka munguar vetëm në mbledhjen e fundit për arsye të forta familjare. Presidenti i “Onufrit”, z. Hudhri, bën pjesë në kryesinë e Shoqatës së Botuesve dhe është një nga anëtarët më aktivë të saj.
Thatë se librat po shtypen jashtë vendit dhe po hyjnë me trajse në Shqipëri. A mund të flisni për raste konkrete, dhe çfarë rregullash thyejnë ata?
Kjo bën pjesë në atë që quhet “evazion fiskal” dhe është dhe kjo një formë e shfaqjes së piratërisë në tregun e librit shqip. Në kuadrin e monitorimit që kemi nisur të bëjmë për piraterinë, shtirjen dhe format e shfaqjes së saj, do të jenë edhe verifikimet e rasteve kur librat shtypen jashtë e nuk deklarohen farë si të tilla duke iu shmangur taksave doganore dhe detyrimeve të tjera ndaj shtetit, dhe duke riprodhuar pafund librat e sukseshme edhe pse leja e tyre për tirazhe të caktuara ka mbaruar prej kohësh duke mos paguar botuesin e huaj apo autorin shqiptar, të cilët mashtrohen vazhdimisht duke i thënë se libri nuk është shitur akoma. Ne besojmë se së shpejti do të kemi informacionin e duhur edhe mbi këto shfaqje, të cilat edhe mund t’i bëjmë publike nëse vazhdohet në këtë rrugë të pandershme.
Duke u nisur nga pyetja e mësipërme a kanë të drejtë botuesit nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi të kenë shtëpi botuese të përbashkët me ortakë në Shqipëri. Ka raste të këtij lloji që mund të ç’orientojë tregun e librit në vendin tonë?
Padyshim që kanë të drejtë dhe jo vetëm botuesit nga Kosova, Maqedonia e trojet e tjera shqiptare në rajon, por legjislacioni shqiptar nxit dhe inkurajon edhe bashkëpunimin me të huajt, në interes të rritjes dhe fuqizimit të botimeve shqiptare. Mesa di unë nuk kemi shumë shembuj të tillë se, si dhe në fusha të tjera të veprimtarisë ekonomiko-shoqërore në vendin tonë, ndjesia e bashkëpunimit nuk është dhe aq për t’u evidentuar, ndoshta për shkak të krizës së besimit me njëri-tjetrin, që ka qenë shumë e duksme në këto 10 – 15 vitet e fundit. Megjithatë di një shembull, shtëpinë botuese “Alb-Ass” që po vepron suksesshëm në Shqipëri e Maqedoni, kryesisht me botimet shkollore, por edhe të tjera.
Botuesi i OMBRA GVG, hodhi slogan të një autori të njohur por që aludoi dhe për botuesit “ëngjej apo demonë?”. Cili do të ishte konkretizimi i mendimit tuaj në të dy rastet për botuesit?
Këtë përgjigje mund ta jepte më mirë botuesi i “Ombrëa GVG”, i cili dhe e bëri këtë pyetje retorike. Ndërsa unë mendoj se te çdonjëri prej nesh (jo vetëm te botuesit por te gjithë njerëzit në përgjithësi) qëndron, i shfaqur apo i fshehur edhe ëngjëlli, edhe djalli. Tek e fundit njeriu është një qënie shumë më e ndërlikuar se sa ndarja “bardhë e zi”, “i mirë e i keq”, “i ndershëm apo i pandrshëm”, etj.
Ju dini të flisni qartë vetëm në rastin e interesave tuaja, po për gjendjen e shkrimtarëve, statusit të tyre në raport me ju si botues (jo personalisht) ç’mund të na thoni, pasi gjithnjë e më shumë ndjehen të diskriminuar përballë jush, të shpërfillur, dhe të pavlerësuar financiarisht?
Shoqata e Botuesve, si çdo shoqate tjetër është krijuar për të mbrojtur interesat e anëtarve të saj. Por kjo nuk do të thotë se ajo është kundër shkrimtarëve dhe krijuesve të tjerë, pa të cilët nuk mund të mendohet puna botuese. Kush e ka ndjekur veprimtarinë e shoqatës së botuesve, prononcimet, debatet, kërkesat, takimet e ndryshme të saj etj., patjetër që do të ketë vënë re se ne shpesh e kemi ngritur zërin edhe për pozitën e vështirë të krijuesve në vendin tonë, harresën e tyre nga shteti, mungesën e politikave për nxitjen e letërsisë kombëtare, gjendjen e mjeruar të shumë emrave të njohur të kësaj fushe etj. Por pagesa e tyre nga ana e botuesve ( si në të gjithë botën) është e lidhur me çmimet dhe tirazhet e librave, të cilat në vendin tonë janë shumë të ulta, gjë që përcakton dhe pozitën e tyre. Zgjidhja e këtij problemi, që duhet të vijë nga politika më të studiuara në mbështetje të tyre, duket aktualisht emergjente, sepse letërsia kombëtare ndodhet para rrezikut të shuarjes, për shkak të mosinteresit ekonomik të krijuesve për t’u marrë me letërsi. Vetëm pasioni dhe hobi nuk mjaftojnë për t’u marrë me një veprimtari të caktuar, aq më tepër me punë krijuese.
U tha se vërejtjet duhen nisur nga vetja. Personalisht ju si botues çfarë do të ndreqnit nga veprimtaria juaj e deritanishme?
Padyshim që kush punon bën edhe gabime rrugës. Vetëm ai që s’merret me asgjë mund të mos bëjë gabime, veç faktit që është gjithmonë fajtor si parazit i kësaj shoqërie. Puna jonë ka ardhur në ritje nga viti në vit edhe si rrjedhojë e ndreqjes së të metave e gabimeve në fushën profesionale, në përzgjedhjen e autorëve dhe veprave, në rritjen e cilësisë botuese dhe tipigrafike, në përsosjen e mardhënieve publike dhe raportet me lexuesin e median, në trajtimin sa më të mirë të autorëve dhe bashkëpunëtorëve dhe, sidomos, në rregullimin e raportit midis botimeve me interes dhe atyre me vlerë në favor të këtij të fundit.