Gjithçka e hapur
08/03/2005 Mes Milan dhe Mançester, askush nuk mund të jetë favorit në ndeshjen e “San Siros”
Trajneri i Milanit Karlo Ançeloti është i sigurt se në sfidën e sotme në Ligën e Kampioneve, ajo që ka rëndësi është vlerësimi në maksimum i Mançester Junajtid. Sipas tij “Djajtë e kuq”, nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson, janë në gjendje të përmbysin gjithçka nga rezultati i arritur dy javë më parë në arenën e “Old Traford”. Gjashtë vjet më parë Ançeloti ishte trajneri i Juventusit, ku pasi arriti të siguronte një barazim në Angli, mbeti duar bosh në “Dele Alpi”, sepse djemtë e Ferguson fituan me rezultatin 3-2. Megjithatë kësaj radhe Milani e mbylli me sukses takimin e parë kundër Mançesterit, ku ka vendosur goli i vetëm shënuar nga Hernan Krespo. Por, Ançeloti nuk kërkon aspak të nënvleftësojë një skuadër të tillë, e cila prej kohësh është njohur për rekuperimin e rezultateve të mëparshme, pavarësisht se luan në transfertë. “Më kujtohet shumë mirë se çfarë ka ndodhur herën e kaluar dhe prandaj mendoj se kemi bërë vetëm gjysmën e punës”-ka thënë Ançeloti. Ndërsa në krahun tjetër Aleks Ferguson ka theksuar se fitorja kundër Milanit do të ishte një sukses edhe më i madh se sa dikur në “Dele Alpi”. “Sfida e Torinos ishte arritja më e madhe për mua si trajner i Mançester Junajtid, është shprehur Ferguson. Që të fitojmë në mbrëmjen e sotme sigurisht mendoj se do të ishte mbi këtë arritje të veçante. Eksperienca jonë kundër Milanit në transfertë është diçka e paprovuar për ne”. Vigjilenca dhe freskia e mbrojtjes priten që të jenë garancia e kuqezinjve për supersfidën e “San Siros”. Skuadra e Ançelotit e di fare mirë se një barazim do të ishte rezultati më i përshtatshëm për ta parë veten në çerekfinale. “Ne nuk duam thjesht që të mbrohemi, sepse gjithçka mund të përfundoj keq”, ka shtuar Ançeloti. “Do të preferoja që të luanim njësoj si në Mançester”. Kampionët e Italisë janë duke realizuar një ecuri mjaft pozitive si në Serinë A edhe në Ligën e Kampioneve, falë rreshtimit të rregullt në mbrojtje, gjë e cila është meritë edhe e trajnerit Ançeloti. Sidoqoftë dëmtimet dhe nevoja për të lënë pushim disa lojtarë për takimin e sotëm, e kanë vënë në mendime të thella trajnerin Ançeloti. Kështu, Filipo Inzagi dhe Jap Stam janë rikthyer nga rekuperimi i dëmtimeve të pësuara dhe ndoshta mund të aktivizohen në këtë takim. “Superpipo” pritet që ta nisi takimin nga pankina, por mungesa më e madhe për Ançelotin do të jetë ukrainasi Andrij Shevçenko. Ky i fundit ka pësuar një frakturë në nofull dhe nuk do të jetë në dispozicion të kuqezinjve. Ndërkohë një tjetër dyshim për Milanin është edhe gjeorgjiani Kakhaber Kalaxe, por nëse ai nuk do të ishte i gatshëm për të luajtur, vendin e tij do ta zinte Pankaro. Për sa i përket “Djajve të kuq” problemet shfaqen në sulm, ku holandezi Rud Van Nistelroi duket se nuk ka gjetur ende formën e tij më të mirë fizike pas rekuperimit në tendinën e Akilit. Prandaj Ferguson do të ketë pikë referimi talentin 19 vjeçar Uejni Runi, i cili pritet të jetë një shqetësim i madh për “morsën” milaniste në mbrojtje, Nesta-Maldini. Portieri titullar Roi Kerrol, pas gabimit të realizuar në golin e pësuar prej Krespos, do të ulet në pankinë dhe vendin e tij do ta zërë amerikani Tim Hauard. Jo pak shqetësime do të ketë edhe në mbrojtje, ku Ferguson duhet të bëjë pa Geri Nevil që është i dëmtuar në kavilje. Vendin e tij mund ta zërë Uesli Braun, ndërsa Mikael Silvester do të pozicionohet në qendër. Runi dhe Kristiano Ronaldo pritet të jenë armët kryesore të “Djajve të kuq”, që shpresojnë edhe në një formë të mirë të holandezit van Nistelroi.