E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet autori i atentatit të dështuar në mes të Korçës

Korçë

Vihet në pranga pas një muaj kërkimesh autori i atentatit të kryer në qendër të qytetit të Korçës. Strukturat e hetimit të krimit pranë Drejtorisë së Policisë së Korçës kanë arrestuar Olger Mustafën, 25 vjeç, personin që qëlloi 12 herë me kallashnikov ndaj 25-vjeçarit Majkëll Hysolli. Pas më shumë se një muaj kërkimesh, policia më në fund ka mundur të zbulojë vendndodhjen e 25-vjeçarit me precedentë penalë. Olger Mustafa akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi në datën 15 prill dhe autori u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte braktisur çantën ku kishte fshehur armën e krimit. Sipas policisë, konflikti pati si origjinë një grindje për motive të dobëta. Sipas policisë, Mustafa është kapur jashtë qytetit dhe rreth orës 12.00 të ditës së djeshme është bërë i mundur arrestimi i tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›