Bllokohen gjysmë kg kanabis, në pranga 2 persona
Autori i Lajmit: red.
Mbi gjysmë kilogram drogë e llojit kanabis sattiva është bllokuar në të gdhirë të ditës së djeshme. Operacioni është realizuar nga shërbimet e policisë së Tiranës, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dy persona të dyshuar për tregtim të narkotikëve. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut thanë sot forcat e Seksionit të Luftës kundër Drogës arrestuan në kushtet e flagrancës në rrugën "Karl Gega" shtetasin Ardjan Palla, 35 vjeç, lindur në Devoll dhe banues në Tiranë, duke i shitur një sasi droge një përdoruesi të saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi, me cilësinë e provës materiale, 218.6 gramë, bimë e dyshuar kanabis sattiva, e ndarë në disa qese si dhe një aparat telefoni celular. Hetimet e mëpasme vijuan me kontrollin e banesës së tij, ku u gjetën dhe sekuestruan edhe rreth 70 pako të mbushura me lëndë narkotike, të cilat peshonin 307.2 gramë.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008