Greqi, gjenden trupat e dy emigrantëve të mbytur
Autori i Lajmit: red.
Trupat e pajetë të dy shqiptarëve janë gjetur të mbytur në një kanal me ujë që furnizonte një hidrocentral të vogël të Selanikut. Policia greke ka identifikuar dy shqiptarët nga Librazhdi, Gentian Fati, 23 vjeç dhe Adrian Vreto, 25 vjeç. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes, por dyshohet nga policia se dy emigrantët mund të kenë rënë rastësisht në kanalin me ujë dhe janë mbytur. Sipas policisë greke, dy të rinjtë duket se ishin kalimtarë dhe drejtoheshin drejt qytetit të Edesës përderisa u janë gjetur dy çanta me rroba. Ata kanë hyrë në ambientet e ndërmarrjes elektrike dhe, për arsye që deri tashmë nuk dihen, kanë përfunduar në ujërat e thella të kanalit. Në këtë vend thellësia e kanalit tejkalon dhjetë metrat. Trupat e tyre i ka gjetur roja i hidrocentralit.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008