Emeri: Rafa, nuk na e merr dot David Vijën
Trajneri i Valencias, Unai Emeri i ka dërguar një mesazh të qartë kolegut të tij të Liverpulit, Rafa benitez. Ai bëri të ditur se sulmuesi është një element që nuk ka të paguar dhe se nuk do të largohet nga "Mestaja". Më parë për 26-vjeçarin janë interesuar edhe Barcelona, Reali i Madridit e Mançester Junajtid. Emeri tha: "Klubi dëshiron ta mbajë Davidin, por edhe lojtari dëshiron të qëndrojë. Pavarësisht spekulimeve, sulmuesi kërkon të japë kontributin e tij për Valencian".