E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen llogaritë bankare të 200 bizneseve dhe 100 mësuesve

02/11/2011  Nga zyra e Tatimeve në Bashkinë Shkodër, nuk janë paguar taksat vjetore

SHKODER- Zyra e Tatimeve panë Bashkisë së Shkodrës ka bërë bllokimin e llogarive bankare të mbi 200 bizneseve dhe të mbi 100 mësuesve. Shkak është bërë mospagesa e taksave vjetore të Bashkisë, të njohura si taksa e pastrimit. Për këtë masë të marrë nga ana e zyrës së Tatimeve të Bashkisë kanë reaguar mësuesit, të cilët e kanë quajtur të padrejtë dhe të paligjshëm veprimin e kësaj zyre, pasi arsimtarët nuk kanë asnjë kontratë pune me pushtetin vendor që po vë dorë në pagat e tyre.

Bllokimi

Për drejtuesin e zyrës tatimore të Bashkisë Shkodër, Blendi Gjylbegaj, kjo masë është krejt e ligjshme, pasi ata janë debitorë ndaj institucionit që ai përfaqëson. Sipas Gjylbegajt, marrja e këtyre masave ka bërë që të shkojë në rreth 80% pagesa e taksës vjetore ndaj Bashkisë, që ka vlerën 3 53 mijë lekëve të vjetra në vit. Ndërkohë, drejtori Gjylbegaj ka bërë të ditur se kjo masë do të vijojë dhe në subjektet e tjera private që do gjenden pa e shlyer këtë detyrim, si dhe ndaj të gjithë buxhetorëve që janë debitorë të bashkisë në këtë drejtim. Deri tani zyra e Tatimeve të Bashkisë së Shkodrës ka bërë një listë me 5 mijë persona, që janë subjekte private, apo punonjës buxhetorë të cilët do të penalizohen me bllokim të llogarive bankare deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë së Shkodrës. Moshshlyerja e taksave vjetore të bashkisë është një fenomen i vjetër në këtë qytet dhe është theksuar së fundmi shumë dhe pas heqjes nga përdorimi i certifikatave dhe sigurimi i tyre në sportelet e gjendjeve civile për shkak të nxjerrjes së kartës së identitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›