Nurja: Censusi, të dhënat pas një muaji
01/11/2011 INSTAT
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Ines Nurja, deklaroi dje se procesi i censusit u mbyll dje në terren dhe rezultoi të ishte një proces i suksesshëm. Nurja tha se pas mbledhjes së të gjithë pyetësorëve në INSTAT, do të nisë procesi i mbledhjes së të dhënave paraprake, që parashikohet të dalin pas rreth një muaji. Të dhënat, sipas saj, do të përpunohen dhe analizohen. “Do të kemi një numër të rezidentëve në Shqipëri, një numër të popullsisë të ndarë nëpër prefektura dhe ashtu si edhe numrin e banesave të banuara dhe të pabanuara”, - tha Nurja. Ajo bëri të ditur se pas përpunimit paraprak të këtyre të dhënave do të kryhet një anketë tjetër që quhet post censusi, e cila ka qëllim për të vlerësuar punën e bërë në terren dhe cilësinë e mbledhjes së të dhënave. “Të dhënat do të ndihmojnë për hartimin e politikave sa më të mira dhe është në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, - deklaroi Nurja. Sipas saj, anketuesit janë paraqitur në të gjitha dyert e qytetarëve shqiptare.