Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Delijorgjin e Minxhollin
02/11/2011 Kërkohen edhe 123 vite për 26 të tjerët. Për gjeneral Luan Hoxhën 8 vjet
TIRANE-Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund leximit të pretencës së tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. Katër përfaqësuesit e akuzës kryeqytetase lexuan dje 150 faqet e fundit, ku përveç se treguan përgjegjësinë e të pandehurve në tragjedisë së Gërdecit, dje u lexuan dhe masat e dënimit që Prokuroria kërkon për secilin nga 29 të pandehurit. Në total prokurorët kërkuan 3 burgime të përjetshme dhe 132 vite burg për të pandehurit e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Pretenca e Prokurorisë vjen pas 3 vite gjykim dhe vetëm 150 seancash të zhvilluara, pasi shumica kanë dështuar për mungesë të avokatëve. Ndonëse kanë kërkuar shpalljen fajtor për 28 nga 29 të pandehurit, barra kryesore e ngjarjes i është ngarkuar 3 personave Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit, për të cilët është kërkuar ndëshkimi maksimal që njeh ligji, burgimin përjetë. Ndërsa i ka shpëtuar këtij dënimi i pandehuri tjetër, Sokol Ngjeçi, për të cilin Prokuroria kërkoi të dënohet me 23 vjet burg. Ndërkohë, nuk kanë mbetur pa u ndëshkuar as ish-ushtarakët, mes të cilëve dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, për të cilin prokuroria kërkoi të dënohet me 8 vite burg, si dhe ndalimin për 5 vjet që të ushtrojë ndonjë detyrë tjetër shtetërore. Akuza u tërhoq vetëm për një të pandehur, Lavdi Shatron, për të cilin prokurorët kërkuan rikthimin e akteve për hetime të mëtejshme. Ndërsa për shoqërinë “Alba-Demil”që administrohet nga Delijorgji, dhe që është marrë e pandehur në proces, Prokuroria kërkoi si masë dënimi gjobën prej 75 milionë lekësh. Por bashkë me gjobat ndaj të pandehurve të tjerë, gjithsej Prokuroria ka kërkuar 95 milionë lekë gjobë si dënim penal. Kërkesat e Prokurorisë kanë ngjallur reagime, si te familjarët të viktimave, ashtu edhe te avokatët që mbrojnë të pandehurit. Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit Erison Durda u shpreh e pakënaqur me dënimin që Prokuroria kërkoi 8 vite burg për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha. Ndërsa avokati Maks Haxhia, i cili mbron në këtë proces interesat e shoqërisë “Alba-Demil” e quajti pretencën jo profesionale. Ndërkohë asnjëri prej të pandehurve që u kërkua dënim i përjetshëm nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Mësohet se i pandehuri Ylli Pinari, e ka ndjekur procesin nga spitali ku ishte shtruar për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa dy të pandehurit e tjerë nuk dihet se nga cili vend kishin zgjedhur të dëgjonin konkluzionet e akuzës. Momentalisht të gjithë të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit janë të lirë, dhe se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në burg. Në përfundim të komenteve lidhur me pretencën e Prokurorisë, gjykata vendosi që të caktojë seancën e radhës më 17 nëntor, kur pritet që mbrojtja të japë pretendimet e saj në lidhje me kërkesat e organit të akuzës, për të çuar më pas në vendimin final të trupës gjykuese. Katër prokurorët e dosjes “Gërdeci” fillimisht kanë lexuar 136 faqet e para të pretencës, por për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës, ajo është shtyrë për ditën tjetër. Pas kësaj leximi i pjesës tjetër të pretencës është shtyrë më shumë se 7 herë, deri sa pas dy javësh është përfunduar plotësisht materiali prej 500 faqe.
Pinari, arkitekti i Gërdecit
Në pretencë, Prokuroria etiketon ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinarin, si njeriun kryesor që ka ndikuar në krijimin e procedurave ligjore dhe ngritjen më pas punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec. Prokuroria thotë se Pinari ka mbajtur kontakte me shtetasin amerikan Patrik Henri, të cilin më pas e ka prezantuar me Mihal Delijorgjin, i cili ka krijuar kompaninë “Albademil” me qëllim për të hyrë si kontraktor i kompanisë amerikane “SAC” në Gërdec.
Demontimi si në Mesjetë
Prokuroria ka vënë në dukje, se në uzinë punohej me mjete primitive, dhe jashtë çdo norme sigurie, pasi punonjësit në tavolina jo perfekte dhe me mjete rrethanore si, sqeparë, kaçavida, leva dhe gozhdë, kryenin demontimin e predhave të kalibrit të madh. Ky fakt i kalon akoma dhe më tepër caqet, për shkak se në këtë proces tepër të rrezikshëm për jetën, ishin të punësuar fëmijë dhe gra, të cilat nuk kishin informacion, por dhe të informoheshin nga punëdhënësit mbi rrezikun që shfaqej.
Paralajmërimi i Ngjecit
Ish-mbikëqyrësi i MEICO-s, Sokol Ngjeci, një tjetër i pandehur në proces, në fillimet e tij kishte paralajmëruar rrezikun që kanosej nga procesi i demontimit në Gërdec, referuar kushteve të punës në të cilat punohej, jashtë çdo standardi sigurie. Prokuroria bëri dje me dije se Sokol Ngjeci ka paralajmëruar Delijorgjin, i cili nuk ka reaguar për të përmirësuar gjendjen, përveç faktit se i ka thënë se do të sillte pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat nuk mbërritën kurrë në Gërdec, edhe pse ai kishte marrë përsipër të gjithë procesin e demontimit.
SAC u përdor si fasadë
Pinari e Delijorgji
“zotër” të Gërdecit
Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari sipas organit të akuzës e përdorën emrin e kompanisë amerikane SAC si fasadë për të fshehur veprimtarinë që do të drejtohej vetëm prej tyre dhe roli i çdo personi tjetër, qoftë dhe vetë i Patrik Henry, do të ishte i papërfillshëm. Në pretencën e prokurorisë thuhet se Pinari përcaktoi fillimisht si vend demontimi rajonin e Bërzhitës, por hasi në kundërshtimin e shefit të shtabit të përgjithshëm, që e cilësoj si të papërshtatshëm", shprehet organi i akuzës. Pasi dështuan me Bërzhitën, për faktin se ishte shumë pranë zonës së banuar dhe përbënte rrezik, Pinari dhe Delijorgji paracaktuan si vend demontimi ish-repartin e tankeve në Gërdec, në një kohë që nuk kishte dalë ende urdhri i ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu.
Pretencat për të pandehurit kryesorë
1. Mihal Delijorgji burg përjetë
2. Ylli Pinari burg përjetë
3. Dritan Minxolli burg përjetë
4. Sokol Ngjeci 23 vite burg
5. Luan Hoxha 8 vite burg
6. Kompania “Albademil” 75 milion gjobë
7. Shpëtim Spahiu me 8 vite burg
8. Shkelzen Madani 8 vite burg
9. Agim Lala, 4 vite burg
10. Dashnor Caushi, 8 vjet burg
11. Zija Baja 6 vite burg
12. Ndue Marku 3 vite burg,
13. Ardian Mullai 7 vite burg
14. Hilmi Lacaj 4 vjet burg
15. Fiqiret Mato 2 vite burg
16. Lavdi Shatro, tërhiqet akuza
17. Fari Toska 4 vite burg
18. Adriatik Mema 1 vit burg
19. Babameto 4 vite burg
20. Besnik Dauti 3 vite
21. Denis Hajdari 3 vit e 6 muaj
22. Fatbardh kuqi 3 vjet e 6 muaj
23. Jorgo Mino 4 vite burg
24. Zenun Ferro 4 vite e 6 muaj burg