E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësues, shpërndarja e drogave nëpër shkolla

02/11/2011  Krerë të policisë takim me krerë të arsimit për sigurinë në shkolla

SHKODER- Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Altin Qato, ka iniciuar një takim me drejtuesit e Drejtorisë rajonale të Arsimit dhe drejtorë të shkollave të Shkodrës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë rritja e bashkëpunimit mes policisë dhe drejtorive të shkollave për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe jashtë tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, pavarësisht masave të marra deri tani. Gjatë këtij takimi drejtoresha e rajonale e arsimit Shkodër, Atrida Fërketi, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me policinë për sigurinë në ambientet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Altin Qato, bëri të ditur se fatmirësisht në qarkun e Shkodrës nuk ka pasur ngjarje të rënda kriminale nëpër ambientet shkollore, por kjo nuk do të thotë se me të gjitha masat që ka marrë policia të mos ndodhin. Qato u ndal dhe tek një shqetësim tjetër që ka të bëjë me përdorimin e drogave, kryesisht cannabis sativa nga nxënësit e shkollave. “Një problem shqetësues, sipas informacioneve, që kemi është mundësia e përdorimit të drogave, cannabis sativa nga nxënësit e shkollave. Ne si drejtori policie kemi hartuar një plan të detajuar me specialistë të sektorit përkatës. Në bazë të këtij plani të detajuar do bëjmë një program të përbashkët me Drejtorinë Arsimore për të punuar tema të veçanta në çdo shkollë”, bëri të ditur kreu i policisë Shkodër.

V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›