PD rrëzon Topin duke mosmiratuar Sali Shehun në krye të KLSH-së
02/11/2011 Mazhoranca: Presidenti nuk është konsultuar me Kuvendin për kandidaturën
Mazhoranca ka përsëritur dje qëndrimin e saj kundër Presidentit të Republikës në lidhje me propozimet e tij në postet e larta kushtetuese. Me akuza dhe qëndrime të qarta kundër preferencave të Topit është shoqëruar edhe prezantimi i djeshëm i Sali Shehut si kandidatura e propozuar nga Presidenti Topi për të kryesuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Komisioni parlamentar i Ekonomisë e rrëzoi dje dekretin e Presidentit Bamir Topi me 11 vota kundër, 1 abstenim (Sherefedin Shehu), ndërsa opozita e bojkotoi votimin. Gjatë shqyrtimit të dekretit deputetët e mazhorancës në komentin e tyre u fokusuan më shumë mbi qëndrimin e Bamir Topit dhe jo në kualifikimin profesional të Sali Shehut. Për mazhorancën Topi duhej të konsultohej më parë me Parlamentin për propozimin e kreut të KLSH-së. “Mazhoranca mendon që ka edhe një arsye tjetër, së cilës unë do t’i referohem, që ka të bëjë me konsultimet e Presidentit me Kuvendin me emërimet e kandidatëve për organet kushtetuese. Dhe ne si mazhorancë mendojmë se Presidenti nuk e ka respektuar këtë kërkesë të Gjykatës Kushtetuese”, - tha dje Edmond Spaho, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Ndërsa deputetët e PD-së theksuan se Sali Shehu nuk i gëzon kriteret që kërkon posti i KLSH-së, pasi ai është në konflikt me ligjin e papajtueshmërisë. “Dhe neni 13 ka një pikë që thotë se papajtueshmëria është në lidhje me të qenët anëtar i qeverisë, ndonjë organizate politike apo partie politike. Ju aktualisht jeni anëtar i PD-së dhe ne e mirëpresim kontributin tuaj në këtë fushë. Por për sa kohë jeni në konflikt ligjor, ne mendojmë që kandidatura ka problem me ligjin”, - u shpreh deputeti i PD-së Flamur Noka.
Nga ana tjetër, Shehu ka akuzuar mazhorancën se rrëzimi i emrit të tij është politik, pasi ka të bëjë me faktin se ai është mik i Presidentit Topi dhe së dyti me kërkesën që i ka bërë kryeministri Berisha për të dhënë dorëheqjen si anëtar i KLSH-së pas qëndrimeve kundër të tij ndaj Berishës. “Unë e dëgjova opinionin e kolegëve, me të cilët kemi qenë në një llogore. Presidenti ka bërë apo jo detyrën, nuk është për mua, gjithsesi kjo është zgjedhje personale. Unë e lidh këtë qëndrim me ftesën që më bëri dje kryeministri për të dhënë dorëheqjen nga detyra. Unë kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e tij”, - tha Sali Shehu.
Qëndrimi i opozitës
Pavarësisht se nuk morën pjesë në votim, deputetët e PS-së kundërshtuan qëndrimet e deputetëve të PD-së, duke i quajtur të pabaza. Erion Braçe u shpreh se, nëse kandidatura e Shehut nuk merret parasysh, atëherë Kryetarja e Kuvendit duhet të nisë bisedimet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Ndërsa Andis Harasani theksoi: “Siç e kuptova unë, Sali Shehu qenka një kandidaturë shumë e mirë, qenka një individ shumë i aftë, një njeri që do të donit shumë ta kishit në PD. Por nuk doni që ky njeri kaq i mirë, kaq i aftë, kaq i përkushtuar ndaj punës të drejtojë një institucion të pavarur, aq shumë të rëndësishëm si KLSH-ja, çka për mua është në çakordancë me gjithë pyetjet e bëra këtu.”