Bllokohen prodhimet malazeze ishin futur kontrabande
Cigare dhe alkool qe jane futur nga Mal i Zi ne rruge kontrabande jane bllokuar dje ne veri te vendit. Burime nga policia e Shkodres thane dje se Seksioni kunder Krimit Ekonomik ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale Tatimore te qytetit gjate kontrollit te ushtruar ne nje market te palicencuar gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale disa mallra qe nuk kishin pullen fiskale. Ne marketin ne pronesi te 36-vjecarit me iniciale M. H. banues ne fshatin Zogaj te rrethit te Shkodres u sekuestruan gjithsej 119 paketa cigare te markave Marlboro Mancester Trokadero MN 16 shishe me pije alkoolike konjak te markes Skenderbeu International Trademark prodhim Tirane fernet Liburn vodka Gorbacov si dhe vere Vernac prodhim malazez. Policia e Shkodres kreu te gjitha veprimet paraprake hetimore e procedurale pronari i marketit po hetohet ne gjendje te lire per vepren penale te tregtimit dhe transportimit te mallrave kontrabande.