Kosova dhe Shqiperia do te shkembejne te dhenat kunder krimit
Kosova dhe Shqiperia duhet te shkembejne ne menyre reciproke te dhenat provat apo faktet per ngjarjet perkatese ne menyre qe te mund te percaktohet me lehte pergjegjesia penale e autoreve te krimit te organizuar nderrajonal dhe perballja e tyre me drejtesine.
Nje fakt i tille eshte theksuar gjate takimit te djeshem ne Prokurorine e Pergjithshme mes kryeprokurores Ina Rama dhe delegacionit te Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves kryesuar nga kryeprokurori Ismet Kabashi. Ne kuader te kesaj vizite ata nenshkruan edhe memorandumin perkates te bashkepunimit mes dy paleve per te zbuluar sa me lehte veprat penale duke shkembyer informacione. Nga ana e saj kryeprokurorja Ina Rama dha nje pasqyre te efekteve pozitive qe ka sjelle venia ne funksion te ligjit Antimafia ne luften kunder krimit te organizuar duke theksuar se ky ligj eshte i avancuar dhe tipik i vendeve me demokraci te avancuar. Me tej ajo pershkroi punen per reformimin e sistemit duke e vene theksin edhe tek bashkepunimi midis institucioneve.
Ndersa prokurori i Pergjithshem i Kosoves Ismet Kabashi dha nje pasqyre te punes se institucionit te tij qe eshte ende fazen e konsolidimit dhe te kryerjes se reformave dhe per bashkepunimin e frytshem me organet perkatese te EULEX. Ai vleresoi se krijimi i lidhjeve dhe i kontakteve me te aferta me Prokurorine e Pergjithshme si dhe me ato te vendeve te tjera fqinje eshte nje ndihme per efikasitetin dhe konsolidimin e institucionit qe drejton por dhe ne forcimin e sistemit te drejtesise ne Kosove.