E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokohet 1 kg flori në qendër të Tiranës

25/03/2005  TIRANË- Agjentët e Antikrimit ekonomiko-financiar bllokojnë rreth 1 kilogram flori në qendër të Tiranës. Lajmi u bë i ditur dje nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat thanë se pas një aksioni të paramenduar e të udhëhequr nga zyrat e eprorëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, u arrit që të sekuestrohej një sasi e tillë ari dhe të vihen nën pranga tre poseduesit e saj. Më kontretisht është arrestuar Taulant Ademi, 32 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar. Atij iu gjetën 485.8 gramë flori e asortimente të tjera si unaza, vathë, varëse e byzylykë. Gjithashtu është vënë nën pranga Gazmend Pjeruci, 44 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, i padënuar. Nga kontrolli fizik atij iu bllokuan 148 gramë flori dhe sende të tjera. Personi i fundit që është arrestuar quhet Shkëlqim Demarku, 35 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i padënuar. Atij iu gjetën 250 gramë flori, varëse e byzylykë, të cilat iu bllokuan. Të gjithë këta persona u arrestuan me akuzën e tregtisë së paligjshme e të paliçensuar, parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal, e më pas u dërguan në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të merren masa të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›