Vret gruan dhe veten 13 ditë pas divorcit

25/03/2005 Artan Pango qëllon me 4 plumba pistolete gruan dhe tre vetes, vdes në spital
TIRANË- Shuhet një familje brenda dhjetë minutash. Pango e ka mbiemrin tragjedia e djeshme. Një 35-vjeçar me origjinë nga Fieri qëllon me katër plumba ish-bashkëshorten, ndërsa tri plumbat e fundit të karikatorit të pistoletës i zbraz mbi veten e tij. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të dhjetë minutave, rreth orës 15.30 të ditës së djeshme, disa metra prapa fabrikës së tullave "Edil Çentro", në Laprakë, kur Artan Pango vjen i xhindosur nga një lokal i lagjes, zihet, bërtet me të madhe dhe qëllon ish-gruan, 29-vjeçare, Jolanda Dedëndreaj, duke i sjellë asaj vdekjen e menjëhershme. Nga vetë fjalët e të afërmve të vajzës me origjinë nga Tropoja, mësohet se si motiv për këtë vrasje të dyfishtë ka shërbyer divorci i 13 ditëve më parë në Gjykatën e Tiranës, kur Jolanda deklaroi para gjykatësit se, "nuk e duroj dot më praninë e tij në shtëpi. Dua të ndahem menjëherë nga ky njeri që më ka marrë shpirtin". Tjetër shkak i një masakre të tillë ka qenë "shtegtimi" i herëpashershëm i çiftit në disa shtete të Evropës si Anglia, Italia e së fundmi Greqia. Sakaq, në të gjitha udhëtimet e çifit, që ende nuk ishte gëzuar me një fëmijë, mësohet se ka pasur mosmarrëveshje të shumta, të nxitura së tepërmi nga veprimet e Pangos, i cili, sipas familjarëve, sillej keq me vajzën, e keqtrajtonte dhe i kërkonte para sa herë që pinte nëpër lokale. Burimet e policisë thanë për gazetën se në vendngjarje u gjetën shtatë predha pistolete.
Operacioni i mjekëve
Vajza gjeti vdekjen në vend, pasi një plumb e kishte marrë në anën e majtë të faqes, dy të tjerët në pjesë të ndryshme të barkut, ndërsa plumbi i fundit i përshkoi zemrën, duke u lëshuar pa frymë në korridor. Të afërmit, banorë në atë lagje dhe fqinjët, i dërguan të dy në Spitalin Ushtarak, pasi vunë re që Pango ende merrte frymë. Dy orët e ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve të këtij spitali ishtin të kota, pasi humbja e gjakut dhe mes të tjerëve, plumbi në kafkë, i sollën komplikacione të shumta 35-vjeçarit. "Nuk mundeshim të ndalolim së pari rrjedhjen e pandërprerë të gjakut, që kishte nisur që nga momenti i parë kur ai qëlloi veten. Ardhja e tij i gjallë në spital ishte një mrekulli, pasi plumbi kishte prekur pjesë të thella të trurit", thanë mjekët e Spitalit Ushtarak. Ekspertët e kriminalistikës nuk kishin ç'të bënin tjetër, veçse të mblidhnin predhat e pistoletës dhe të dërgonin trupat e pajetë në morgun e Tiranës, për t'u kryer procedurat e nevojshme. Plotësimi i dosjes u krye nga fjalët e dëshmitarëve të ngjarjes, duke iu shtuar kështu edhe një tjetër rast masakrave makabre që ndodhin në vendin tonë.
Të afërmit: Na vrau çupën më të mirë
Mes lotëve të derdhura, në dhomat e pritjeve dëgjoheshin herë pas here fjalë të tipit "maskarai" apo "na e vrau çupën më të mirë" dhe "gjynah e shkreta, gjynah", të cilat përziheshin me erën e gjakut të shpërndarë në çdo anë të korridorit, ku kishte ndodhur masakra. Në fakt, edhe pse gratë e shtëpisë i kishin larë të gjitha cepat e mureve e të dyshemeve, ende viheshin re njolla të kuqe dhe pjesë të rëna muri nga plumbat e pistoletës. Kalvari i gjatë i mundimeve për vajzën 29-vjeçare nga Lekbibaj e Tropojës kishte nisur vite më parë, pikërisht në periudhën kur familja e Artanit erdhi te shtëpia e babait të saj për t'i kërkuar dorën. Ata ishin njohur me njëri-tjetrin dhe u dashuruan që në momentin e parë, ndërsa askush nuk e mendonte se Pango do të merrte një ditë jetën e vajzës. Drithërimat e vdekjes së vajzës së re në dhomat e familjes Dedëndreaj, i ndjente gjithkush. Por vuajtja më e madhe i kishte rënë përsipër motrës së vogël e të vetme të 29-vjeçares. Kjo për faktin se, tashmë në shtëpi nuk ndodhet asnjë nga familjarët e Jolandës, pasi babai i saj kishte vdekur gjashtë muaj në parë, ndërsa nëna e vëllai ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht për të varrosur babain, Jolanda ishte kthyer nga Greqia e pas qëndrimit prej disa ditësh në Tiranë, largohet për në Itali. Që në muajt e parë të martesës, Artan Pango i kishte kërkuar gruas së tij të shkonin për të punuar në Itali, ku do të siguronin një jetesë më të mirë. Pas kësaj, çifti transferohet në Greqi e më pas në Angli. Ndërkohë, nëna dhe vëllai i Jolandës ikin me llotarinë amerikane në SHBA. Në këto kushte, kati i parë i shtëpisë ishte lëshuar me qira, ndëra çifti jetonte në katin e dytë të saj. Së fundmi, 29-vjeçarja ishte mërzitur nga jeta që bënte dhe i kërkon divorcin bashkëshortit. Ky i fundit mundohet me çdo kusht të mos ndahet nga Jolanda. Pas peripecirave të shumta, vajza shkon në Gjykatën e Tiranës, ku vendos të ndahet përfundimisht nga Artanin. Ngulmimi i tij i kaloi fillimisht kufijt pesë ditë më parë, kur grindet me Jolandën dhe i kërkon të bashkoheshin. Edhe pse Artan Pango ishte kryefamiljari i shtëpisë, ai jetonte në shtëpinë e vajzës, pasi familja e tij ishte ende në Fier.
Mark Milani, daja i Jolandës tregon për gazetën krimin dhe jetën e çiftit
Tani e rrihte mbesën dhe i kërkonte para
TIRANË- "Mbesën e kam dashur si sytë e ballit dhe kjo është dita më e vështirë e jetës sime". Kështu e nis rrëfimin për gazetën "Metropol" daja i vajzës së vrarë, Mark Milani, 60 vjeç, lindur në Lekbibaj të Tropojës e banues në Tiranë. Ai nuk u beson dot syve, që mbesa e tij u masakrua në atë mënyrë nga dhëndri vrasës, ndërsa sheh nga lart shkallët e më pas korridorin, ku e gjeti pa jetë.
Në momentin e vrasjes ndodheshit në shtëpi?
Shtëpia ime është disa metra më tutje. Ma thanë menjëherë, pasi edhe të shtënat e pistoletës i dëgjova me veshët e mi. Që në çastin e parë e pamë që vajza kishte dhënë shpirt, por u munduam ta risillnim në jetë dhe e dërguam në Spitalin Ushtarak. Bashkë me të në makinë futëm edhe dhëndrin, pasi nuk mund ta linim të na vdiste në oborr të shtëpisë.
Sipas jush, cili është shkaku i kësaj masakre?
Mund të them me përgjegjësi të plotë, edhe në vend të vajzës që tashmë nuk jeton se, Artan Pango, burri i saj ia kishte vështirësuar jetën në atë mënyrë, sa ajo nuk po mundej më. Jolanda punonte e ai i merrte paratë. Me to pinte e bëhej tapë. E rrihte herë pas here, e masakronte me grushta. I bërtiste në sy të të gjithëve. Në këto kushte, unë them se kushdo që të kishte qenë nuk do të mund ta përballonte më një jetë të tillë. Vajza vendosi të ndahej. Mirëpo ai ngulmonte që ajo të rrinte akoma me të. Edhe para disa ditësh i kërkoi të bashkoheshin prapë.
Kishit komunikime ndërkohë me familjen e Artanit?
Ajo u martua me dashuri me Tanin. Në fillim na tha se dua një djalë dhe ne menjëherë u interesuam për familjen e tij, me qëllim që t'ia plotësonim dëshirën. Përveçse na u duk djalë i mirël, edhe ndaj familjes së tij nuk kishim asnjë kundërshtim. Ajo ishte familje e mirë dhe me tradita. Vinin nga Fieri. Babai i Tanit erdhi dhe kërkoi dorën e vajzës në mënyrë të rregullt, ashtu siç i ka hije një familjeje shqiptare. Herë pas here shkonim nëpër sebepe të ndryshme te shtëpia e tij, pavarërisht mosmarrëveshjeve që ata kishin, sepse na takonte.
Një vit më parë dhëndri vret vjehrrin, gruan dhe veten
Roland dhe Mirela Cama kanë pasur një seancë gjyqësore, ku do të zgjidhej martesa e tyre. Çifti kishte probleme serioze që prej muajit janar të vitit të kaluar. Indinjata e policit të 711-ës nisi kur togat e zeza, në edicionet e para të gjykimit, u shprehën se shtëpia do t'i jepej gruas pas ndarjes. E njëjta gjë vlente dhe për Klevin, djalin 3-vjeçar. 35-vjeçari nga Gjirokastra nuk qe paraqitur fare në gjykatë, por kishte marrë rrugën për në banesën e përbashkët në Qesarakë, Tiranë. Aty ishte grindur me nënën e së shoqes, Fatimen, duke nxjerrë përjashta të gjitha orenditë. "Vajzës tënde nuk i takon asgjë në këtë shtëpi. Ajo do të marrë vetëm 1 milion lekë. Të tjerat i kam ndërtuar e blerë unë, me djersën time. Zhdukuni prej këndej, nuk pyes për njeri", mësohet t'u jetë drejtuar ai të afërmve të nuses. Sakaq, në oborr janë dukur Mirela dhe i ati, Hysni Grymshi, gjë që ka rritur nervozitetin e Camës. Pas një grindjeje banale për çështjen e pronës, ai shtiu mbi ta, duke i lënë të vdekur në vend. Ka qëlluar dhe mbi vjehrrën, pa arritur t'i marrë jetën. Më pas i ka drejtuar pistoletën vetes, duke i dhënë fund kasaphanës.