Frika nga kursi, shqiptarët depozita dhe kredi në lekë
11/06/2009 BSH: Depozitat në lekë u rritën 3 për qind. Në prill rreth 3 miliardë lekë më shumë
Frika nga luhatjet e kursit të këmbimit ka shtuar kërkesën për kredi dhe depozita në monedhën vendase. Treguesit e të dhënave të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje të nivelit të depozitave në lekë, si dhe një rritje të kërkesës për kredi në monedhën kombëtare. Pasi mori në shqyrtim gjendjen e sistemit bankar në fund të tremujorit të parë të vitit 2009, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë bëri me dije në një raport se rezultati neto i sistemit bankar për tre muajt e parë të këtij viti, ndryshe nga një tremujor më parë, raportohet në një vlerë pozitive prej rreth 275 milionë lekë.
Depozitat
Aftësia thithëse nga ana e bankave që operojnë në sistemin tonë bankar dhe kushtet që ato kanë ofruar kanë bërë që të rritet niveli i depozitimit nga prilli deri në qershor, pavarësisht trendin në rënie që ndoqi gjithë pjesën e parë të vitit. “Fenomeni i tërheqjes së depozitave, i cili u shfaq fillimisht gjatë muajit tetor 2008, ka vijuar edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2009. Në fund të marsit totali i depozitave të sistemit paraqitet 634.5 miliardë lekë, 2.5 për qind më pak krahasuar me fundin e vitit. Gjithashtu, që nga muaji tetor, muaji mars 2009 përbën muajin me rënien më të vogël. Bazuar në të dhënat operative, për periudhën 1 prill 2009 deri në 08 qershor 2009 rezulton se depozitat në tre monedhat kryesore kanë shfaqur rritje. Depozitat në lekë tregojnë një rritje prej 3 për qind, depozitat në euro 0.2 për qind dhe ato në USD 0.3 për qind”, - thekson raporti i Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të BSH-së, gjatë muajit prill, niveli i depozitave në sistem u rrit me mbi 3 miliardë lekë kundrejt muajit mars.
Kredia
Edhe pse ritmi i rritjes së kredive gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë i njëjtë me atë të viteve të mëparshme, sidomos për individët, Banka e Shqipërisë vëren se ka një rritje të kredisë të dhënë në monedhën vendase. “Dinamika e portofolit të kredive sipas monedhave edhe këtë tremujor, dallon rritjen më të madhe të kredisë në lekë. Kredia në lekë u rrit 6.88 për qind dhe kredia në valutë u rrit 4.64 për qind kundrejt rritjes respektivisht prej 9.4 për qind dhe 3.5 për qind një periudhë më parë. Bankat e mëdha vlerësohet të kryejnë mbulim më të mirë ndaj rrezikut të kursit të këmbimit që shoqëron kredinë në valutë kur të ardhurat e kredimarrësit janë në lekë, krahasuar me bankat e mesme dhe bankat të vogla të sistemit”, - vlerëson Banka e Shqipërisë. Kështu, në total, ritmi i rritjes së kredisë vlerësohet rreth 5.25 për qind apo 20.84 miliardë lekë, kundrejt rritjes me 5.07 për qind ose 19.14 miliardë lekë një tremujor më parë.
Kreditë me probleme
Ky tregues regjistroi nivelin më të lartë të 6 viteve të fundit në muajin shkurt të këtij viti, kur arriti nivelin 7.77 për qind. “Cilësia e kredive vijon të shfaqet më problematike për bizneset. Portofoli i kredive në lekë vijon të jetë më problematik në drejtim të cilësisë së tij kundrejt portofolit te kredisë në valutë. Analiza e cilësisë sipas degëve të ekonomisë, dallon në mars ’09 si degët më problematike ato të pasurive të paluajtshme dhe dhënia me qira, industria përpunuese, apo peshkimi që zënë një peshë thuajse të papërfillshme ndaj totalit”, - thekson BSH-ja.
Rregulloret
Ndryshon rregullorja për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë dje gjatë mbledhjes së radhës edhe një shtesë në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Të gjitha këto ndryshime vijnë në një kohë kur kriza globale ka pasur një ndikim shumë të madh në të gjithë Evropën, por nuk ka prekur sistemin tonë bankar. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës miratoi edhe rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Kapitali i bankave
Totali i kapitalit rregullator të sistemit bankar raportohet 4.4 për qind më shumë, kundrejt rritjes prej 0.37 për qind në fund të 2008. “Kapitali bazë vijon të dominojë në përbërjen e kapitalit rregullator të sistemit. Ai zë 95%, nga 93.7% të një viti më parë, çka tregon për një kapital rregullator cilësisht më të mirë dhe të qëndrueshëm”, - thekson raporti. Kapitali shtesë i sistemit përbëhet nga borxhi i varur. Aftësia e sistemit për të mbuluar me kapital rregullator humbjet potenciale nga kredia është në të njëjtën vlerë si në fund të tremujorit të parë të 2009-s.