E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet autobusi me gra e fëmijë

26/01/2005  

Mirditë\ Në aksin rrugor Pukë-Rrëshen

MIRDITË - Një autobus, me targa të Pukës, që udhëtonte nga Rrësheni në drejtim të Pukës, është bllokuar nga dëbora në Qafë –Bën. Drejtuesi i autobusit ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë, ndërsa personat që ndodhesin në autobus kanë njoftuar të afërmit e tyre. Këta të fundit kanë bërë gjendjen alarmante, duke tentuar të ndihmojnë të afërmit e tyre, ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë është vënë menjëherë në gjendje alarmi dhe me forca të shumta policie është nisur për në Qafë-Bën, për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve, të cilët ishin në autobus dhe ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Pas marrjes së sinjalit për bllokimin e autobusit nga dëbora, policia ka kërkuar edhe ndihmën e Ndërmarrjes Rruga Ura, e cila së bashku me uniformat blu ka nisur edhe mjetet borëzhbllokuese për hapjen e rrugës dhe për t’u ardhur në ndihmë rrugëtarëve. Policia ka punuar gjatë gjithë natës dhe në orën 05 të mëngjesit ka mbërritur në Qafë–Bën, duke u ardhur në ndihmë pasagjerëve të autobusit. Me të mbërritur në vendin e bllokimit, policia ka marrë të gjithë rrugëtarët në automjetet e tyre, duke i sjellë në komisariatin e policisë dhe në spitalin e Rrëshenit, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas me automjete të tjera i ka nisur në drejtim të banesave të tyre

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›