E Diel, 1 Nëntor 2026

Fortuna pezullon punën në portin e Vlorës

26/01/2005  

VLORË - Fortuna detare dhe era e madhe që ka fryrë gjatë ditës së djeshme ka bërë që porti i Vlorës të mos funksionojë për disa orë. Frika më e madhe e drejtuesve të këtij porti është se një situatë e tillë mund të përsërit dhe në ditët në vazhdim. Fortuna nuk ka lejuar tragetet që të ankorohen si zakonisht, por i ka detyruar ato të qëndrojnë në radë, ose në gjirin e Vlorës në pritje të përmirësimit të motit. Në mesditë, si pasojë e një fortune të madhe, dy anije me material ndërtimi të ankoruara në molin e anijeve të mallrave janë përplasur me kalatën, duke rrezikuar çarjen e mbytjen e tyre. Por fortuna e moti i keq krahas problemeve në trafikun detar ka sjellë edhe probleme në trafikun rrugor e pikërisht në majën më të lartë rrugore, atë të Llogarasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›