E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd bllokohet rruga

26/01/2005  

LIBRAZHD – Aksi rrugor Librazhd–Qafë Thanë, është mundur të zhbllokohet në orët e para të ditës së djeshme, duke lejuar qarkullimin e mjeteve, me zinxhirë.

Për sa i përket rrugëve të tjera, nga Librazhdi në drejtim të Stërblevës, Polisit dhe disa fshatrave të thella të rrethit, mësohet se janë mbuluar nga një trashësi prej 70 cm dhe bora është larguar nga ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve. Këto segmente dytësore janë mbajtur nën kontroll me anë të borëpastrueses, ndërsa situata ka vazhduar të jetë e njëjtë në rrugët nacionale. Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve ka organizuar punonjësit e saj, por sasia e pakët e kripës dhe skorjeve nuk kanë dhënë efektivitetin e kërkuar.

Megjithë situatën e rënduar, mësohet se nuk ka patur asnjë aksident automobilistik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›