Shperthimi i fabrikes ne Itali vdes shqiptari

Rritet bilanci i viktimave pas shperthimit ne ne fabriken Paderno Dugnano ne 4 nentor ne Itali. Viktime e ketij aksidenti ka mbetur edhe shqiptari Arun Zeqiri 44-vjec i cili nderroi jete ne spitalin e Torinos pas diegieve te renda qe kishte pesuar ne trup.
Nderkohe dite me pare kishte humbur jeten shtetasi italian Serxhio Scapolan 63-vjecar ndersa ne gjendje te rende ndodhen dy te tjere.
Shkaqet e shperthimit te 4 nentorit te ketij viti mbeten ende te paqarta teksa policia ka nisur hetimet lidhur me sistemin e sigurise ne pune. Deshmia e dy te plagosurve mund te zgjidhe enigmen e shperthimit.
Policia po heton drejtuesin e kompanise xhaxhain e emigrantit shqiptar Arun Zeqiri si dhe pronarin e impiantit te mbeturinave ku ndodhi shperthimi.