E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder arrestohet i kerkuari per vrasje

Policia e Shkodres me ane te operacionit te koduar Shpati i Bardhe ka bere te mundur arrestimin e nje personi te shpallur ne kerkim per vrasje dhe plagosje.

Burime nga policia e Shkodres bejne me dije se eshte bere e mundur kapja e shtetasit Gjovalin Shuk Kola 51 vjec lindur e banues ne fshatin Nenshat Komuna Hajmel Rrethi Shkoder.

Kapja dhe arrestimi i tij u be per arsye se ky shtetas ka qene person i shpallur ne kerkim nga Drejtorise se Policise Qarku Shkoder pasi Gjykata e Rrethit Shkoder ka vendosur masen e sigurise Arrest me Burg per veprat penale te Vrasje me dashje Plagosje e rende me dashje dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake.

Ngjarja ka ndodhur me date 05.12.2000 ku shtetasi Gjovalin Shuk Kola ka vrare me arme zjarri per motive te dobeta bashkefshatarin e tij shtetasin Pashuk Tukaj dhe ka plagosur shtetasit Zef T. dhe Zina T.

Sipas policise kapja eKoles u be e mundur si rezulata i nje pune te gjate hetimore pee rreth 2 muaj dhe ne baze te informacioneve te marra nga Drejtoria e Policise Qarku Shkodeer per vendodhjen e tij.

Gjate operacionit te oraganizuar per kapjen e ketij shtetasi policia i ka bere thirrje per dorezim ky i fundit eshte kunderpergjigjur me arme zjarri duke vene keshtu ne rrezik jeten e forcave policore te cilet fale veprimeve te shpejta dhe te mireorganizuara pas rreth nje ore bene te mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit sebashku me armen e krimit tip automatik e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›