E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet celulari i studentes

• Vetëvrasja e studentes së vitit të parë të anglishtes ka çuar në polici dhjetëra persona me të cilët kishte njohje Kejda Hasanago.VLORE/ QEMAL BIRAKUGrupi i hetuesve po verifikon çdo të dhënë për të nxjerrë pistën e saktë të shtyrjes drejt vetëflijimit. Ndonëse dyshimet e para lidhen me humbjen e provimeve të shkollës për vajzën nga Çorovoda, nuk janë përjashtuar motivet e tjera. Gjatë dy ditëve janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës shoqëria e saj e shkollës si dhe pronari i lokalit ku ishte punësuar, për t’u pyetur mbi personat që ajo kishte kontakte kohët e fundit. Dëshmia e shoqeve të konviktit se shpeshherë 20-vjeçarja nuk kishte fjetur në dhomë, i ka bërë hetuesit të dyshojnë për persona të tjerë me të cilët shoqërohej ajo. Në drejtim të Tiranës janë dërguar nga policia dhe mostra për analizimin e gjakut, me qëllim përcaktimin nëse në trupin e së resë mund të ketë pasur substanca dyshuese të konsumuara qëllimisht ose jo prej saj. Kontrolli i kryer pranë zonës nga ku u hodh studentja, në Ujin e Ftohtë në Vlorë solli gjetjen e celularit, karta e të cilit do të shfrytëzohet për zbardhjen e telefonatave të kryera prej saj para vetëvrasjes. Burime nga grupi hetimor pohojnë se të gjitha këto fakte po i nënshtrohen verifikimeve deri në bindjen e plotë mbi vetëmbytjen dhe arsyet që vendosën fatin e saj ekstrem. Ditën e djeshme, pas lajmit të rëndë për vdekjen e 20-vjeçares, shumë studentë të universitetit “Ismail Qemali” kanë deklaruar se në auditorë apo dhe në konvikt kërkohet me urgjencë prania e një psikologu. Sipas tyre, ai do të jetë një ndihmë e madhe për studentët që kanë probleme, jo vetëm për çështjen e marrjes ose jo të provimeve, por dhe kur kanë probleme ekonomike e shoqërore. Në këtë mënyrë, ata shprehen se mund të shmangen ngjarjet e rënda, siç ishte vetëvrasja e Kejda Hasanagos.Korçë, vetëvaret 58-vjeçarjaKORÇE – Një grua është vetëvarur në fshatin Vloçisht në Korçë mëngjesin e djeshëm. Selime Callëku, 58 vjeçe, u gjet nga i shoqi i saj, pasi i kishte dhënë fund jetës duke u varur me një litar në një tra të shtëpisë. Grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se gruaja i ka dhënë fund jetës e shtyrë nga një gjendje depresive e momentit. Ajo jetonte me të shoqin në fshat, pasi fëmijët kishin emigruar jashtë vendit. Po dje, në Elbasan, një 50-vjeçar ka konsumuar një sasi fostoksine, me qëllim dhënien fund të jetës. Feta Hyseni është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›