E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimi



Një politikan i thotë në telefon një mikut të vet:
-Kam përshtypjen se prej kohësh numri im i celularit përgjohet...
Të nesërmen ai merr një sms nga ministri i Brendshëm ku shkruhej: “Nuk është aspak e vërtet!”

Llafazanja

-A e dini se cili është ndryshimi mes një ore muri dhe një gruaje llafazane?
-Ora e murit edhe pushon ndonjëherë...

Salca

-Çfarë ke kështu që të është fryrë dhe skuqur balli more Hasan?
-Po ja, bëmë llafe dje me gruan dhe ajo më gjuajti me salcë domateje.
-Po salca sikur nuk të vret, apo jo?
-Ke të drejtë, por jo kur salca është brenda kavanozit.

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›