E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon modeli i femrës ideale për këtë sezon



Femra e mbushur gjithë kthesa, me belin e këputur, operacione plastike për ta shfaqur perfekte porsi kukulla Barbi tashmë është në kohën e perëndimit të saj. Vera 2008 ka nxjerrë në pah tendeca të reja për modelin ideal global femëror. Tashmë femra duhet të jetë krejt ndryshe nga më parë. Sigurisht që bukuria dhe sensualiteti nuk përjashtohen, por veç tyre shtohen kritere të tjera që duhet të ketë një femër ndërmjet të cilave pasioni dhe një botë e madhe shpirtërore, natyrshmëria, inteligjenca dhe karriera. Sipas 100 ekspertëve që janë mbledhur nga e gjithë bota për të hartuar një studim mbi modelin e femrës ideale të ditëve të sotme kanë ndryshuar ndjeshëm edhe kriteret që një femër duhet të plotësojë për të qenë tërheqëse dhe joshëse ndaj meshkujve. Kjo verë është stina që ka si pika referimi për femrat ato gra të cilat janë të suksesshme në jetën shoqërore dhe politikë, e njëkohësisht angazhohen edhe me artin e televizionin, pa lënë pas dore asnjëherë pasionet e tyre dhe paraqitjen. Mund të përmendim këtu emra si ato të ministreve italiane Stefania Prestixhakomo dhe Mara Karfanja, të cilat shfaqin një stil tepër elegant, larg të rëndomtës dhe transgresives. Në “top-ten”-in e këtyre femrave model padyshim që ndër vendet e para do të renditej modelja, kantautorja italiane dhe zonja e parë e Francës, Karla Bruni. Të paktën kështu shprehen ekspertët e bukurisë, imazhit dhe stilit.
Studimi është bërë prej emrave më të njohur në botë të kësaj fushe të cilët insistojnë në teorinë e tyre se “rregullat e lojës” tashmë kanë ndryshuar në krahasim nga më parë, për të qenë një femër e pëlqyeshme, e dëshiruar, joshëse... Femrat mdoel duhet patjetër që të jetë aktive dhe sa më e angazhuar në jetën e zhvillimet social-politike, kombëtare e ndërkombëtare. Bukuria i shkon shumë përshtat politikës, pasi gra si Karla Bruni mund ta nxisin me imazhin e butë e të dëshiruar, marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme në momente tepër kritike. Është miti i referncës së Xhaklin Kenedit në këtë rast, e cila ishte një grua në qendër të pushtetit, por që në të njëjtën kohë transmetonte edhe imazhin global të bukurisë dhe feminilitetit. Sipas 63 % të ekspertëve sensualiteti është më i rëndëishmi për gruan e sotme, duke shtuar këtu edhe elegancën, për të vazhduar me kritere më pak të rëndësishme por të domosdoshme siç janë morali dhe të qenurit gjithmonë pak enigmatikë. E reja e fundit është se angazhimi me politikë apo poste të larta administrative, pse jo, modeli “first lady” është ai më adapti për t’u ndjekur. Femrat me pushtet janë tepër intriguese dhe meshkujt tërhiqen shumë prej tyre. Erotizmi pra ka kaluar në planin e fundit dhe vetëm 19.2 % e ekspertëve të intervistuar mendojnë që ai do të ketë rëndësi dhe do të jetë modeli i femrës ideale për këtë sezon. Vërtet vëmendja tërhiqet shumë nga lajmet gossip apo nga fotot nudo të VIP-ave por femra është më mirë që sipas specialistëve të qëndrojë pak enigmatike dhe t’i bëjë të tjerët të ëndërrojnë për imazhin e saj, format e trupit e deri te ndonjë tatuazh që mund të fshihet nën rroba. Edhe pirsingu ka dalë nga moda që të bëhet në vende të dukshme.
Përgatiti: Petrika GROSI

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›