Shkodër, ndahet nga jeta pasuesi i epokës “Marubi”
SHKODER – Ndahet nga jeta mjeshtri i fotografisë. Angjelin Nënshati, pasuesi i fundit i epokës “Marubi”, në moshën 79-vjeçari ndërroi jetë, duke lënë pas rreth 500 mijë fotografi.
Gjysma e fondit të tij personal ndodhet në fototekën “Marubi” në Shkodër, ndërsa gjysma tjetër në fototekën e familjes Nënshati, të krijuar në vitin 1990. Mjeshtri Nënshati është cilësuar si vazhduesi i denjë i traditës së fotografisë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, pas Marubit, Picit, Jakovës e Raboshtas. Të gjithë banorët e Shkodrës e njihnin fotografin e zellshëm, i cili pavarësisht viteve mbi shpinë, me aparatin e zakonshëm në duar dilte çdo mëngjes në rrugët kryesore të qytetit, duke u bërë pjesë e pandashme e tij. Pak nga pak, falë pasionit të pareshtur, të ngjizur nga paraardhësit e tij, arriti të krijonte arkivin personal, për t’u lënë brezave çdo kujtim të fiksuar në fotografitë e tij. Ai është shpallur “Qytetar Nderi” i Shkodrës disa vite më parë, si rrjedhojë e përkushtimit ndaj qytetit të lindjes dhe banorëve të tij. Mjeshtri Nënshati lindi në Shkodër, më 12 dhjetor 1929. Që në rini ka pasur pasion të madh për profesionin e fotografit, duke e ushtruar atë që në moshën 14 vjeç, pranë fotografit të njohur Raboshta. Në Pukë, ku punonte si mësues, ka krijuar laboratorin e parë fotografik në vitin 1948. Deri në vitin 1957 është marrë me fotografinë si amator, duke e vazhduar më vonë si profesionist. Me shtetëzimin e repartit të fotografisë, që nga viti 1958 e deri në vitin 1990, ka punuar si fotograf profesionist, duke bërë që Angjelin Nenshati të gjurmojë jetën shoqërore deri në detaje. Këtë profesion ai ka trashëguar dhe tre djemve të tij. r.d