Restaurohet Pazari i Korçës
Në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Monumenteve, starton restaurimi i Pazarit të Korçës. Me një fond prej 1.5 milionë lekësh, u çel dje faza e parë e restaurimit të ndërtesave të vjetra të këtij pazari.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Investimet për godinat e pazarit do të kryhen nga Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me vetë pronarët, nëse është bërë privatizimi i tyre. Bëhet e ditur se gjithë puna restauruese do të kryhet duke bashkëpunuar edhe me degën e mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Korçë. Inxhinierja e kësaj dege, Elvira Tuxhari, duke konfirmuar bashkëpunimin ka nënvizuar: “Ne po punojmë për t’i sensibilizuar të gjithë restauruesit dhe pronarët e godinave të pazarit, për të pasur kujdes që gjithë riparimet, shtesat e ndryshme ose ndërrimi i elementëve dekorativë, të bëhen me projekte të miratuara nga dega e Mbrojtjes së Monumenteve dhe nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve në Tiranë”. Faza e parë e këtij investimi ka për objekt restaurimin e 22 objekteve në pazarin industrial brenda zonës muzeale të Pazarit të Korçës. Rreth 50 tregtarë që tregtojnë mallra në këtë zonë, dje kanë qenë të detyruar që të pezullojnë aktivitetin e tyre tregtar, derisa të mbarojë restaurimi i godinave të vjetra ku ata janë vendosur. Ata kanë mbyllur dyqanet e qepenat dhe janë larguar, duke iu krijuar kështu mundësi ndërtuesve të fillojnë punën. Sipas Ana Qeramixhit, zëdhënëse e shtypit në Bashkinë e Korçës, do të hiqen tendat që aktualisht e shëmtojnë këtë objekt karakteristik të qytetit. Ky Pazar, sipas studiuesve, mbart vlera të veçanta dhe është një nga pazaret me arkitekturë dhe mjeshtëri të rrallë ndërtimi jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë Ballkanin. Sipas specialistëve, restaurimi i tij do të ndikojë në rritjen e turizmit në këtë rajon.