“Në Gërdec predha e barut sa për luftë”
Gjashtë agjentët amerikanë që morën pjesë për një javë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit ikën nga Shqipëria larg bujës mediatike, por duke lënë në duart e shtetit shqiptar një raport tronditës.
Trazhgim Sokolaj
Raporti i është bërë me dije Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ai tregon se ditën kur ndodhi tragjedia, në fabrikën e Gërdecit ishin grumbulluar 500-600 tonë barut i dalë nga demontimi. Askush nuk ishte kujdesur të largonte barutin e rrezikshëm, i cili duhej asgjësuar në mënyrë të kujdesshme pa u lënë të grumbullohej pranë vendit ku punohej me predhat. Amerikanët gjithashtu kanë theksuar se, mesditën e 15 marsit brenda dhe përreth fabrikës ndodheshin rreth 15 mijë predha të kalibrit të rëndë, pjesa dërrmuese e të cilave shpërthyen. Grumbullimi i një sasie të tillë municioni dhe baruti është shkaku i pasojave katastrofike që solli shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit në Gërdec. Nëse baruti dhe predhat nuk do të grumbulloheshin aty, atëherë fuqia e shpërthimit edhe në rast aksidenti në fabrikë do të ishte shumë më e vogël. Jashtë të gjitha rregullave dhe ligjeve, fabrika jo vetëm që është furnizuar nga ndërmarrja MEICO dhe ushtria me sasi predhash tej normës së lejuar, por edhe baruti i dalë nga demontimi nuk është çuar për asgjësim duke u grumbulluar në të paktën 30 kontenierë që ndodheshin në hyrje të portës së fabrikës. Të gjithë kontenierët e mbushur me barut shpërthyen si pasojë e flakëve dhe goditjes nga predhat që u aktivizuan prej zjarrit. Përllogaritjet e bëra nga agjentët amerikanë të Byrosë ATF, tregojnë se 3.5 kilometra është krateri i hapur në tokë nga shpërthimi më i fuqishëm, i cili përkon pikërisht me vendin ku ndodheshin kontenierët e mbushur me barut. Sipas amerikanëve, origjina e zjarrit që më pas solli shpërthimet ka qenë saldimi i një karroce rreth 10 metra larg portës hyrëse të punishtes së çmontimit. Si pasojë e shkëndijave, një grumbull baruti që ndodhej aty pranë mori flakë dhe zjarri u përhap nëpërmjet shtresës së barutit që gjendej kudo në tokë. Zjarri aktivizoi dhjetëra predha që ishin lënë të pasistemuara, disa prej të cilave goditën kontenierët e mbushur me barut. Shpërthimi i tyre shkaktoi qindra metra mbi tokë hinkën që është shfaqur në të gjitha ekranet televizive dhe pasojat: 26 të vdekur, 300 të plagosur dhe mbi 4 mijë shtëpi të shkatërruara.
Hetimi i tragjedisë
Raporti i hartuar nga agjentët e Byrosë Hetimore Amerikane për Armët, Duhanin, Alkoolin dhe Eksplozivët ndodhet prej katër ditësh në duart e Prokurorisë shqiptare. Një kopje e dokumentit i është bërë me dije edhe Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka vetëm kompetenca ndëshkimesh administrative për fajtorët e skandalit. Prokuroria e Përgjithshme, e cila po heton dosjen, duket se nuk e ka marrë seriozisht raportin paraprak që kanë hartuar agjentët amerikanë. Ndryshe nuk ka sesi të shpjegohen deklarimet e dhëna në rrugë zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, se “nuk kemi asgjë për të thënë, po presim raportin e amerikanëve”. Raporti tregon qartë se në Gërdec ishin grumbulluar jashtë çdo kriteri ushtarak dhe në shkelje të hapur të rregullave të sigurisë, një sasi e tillë municionesh për luftë. E gjitha kjo siç tregojnë hetimet është bërë nën ndikimin e ndërmarrjes shtetërore MEICO, që nga ana e saj bënte presione të vazhdueshme ndaj ushtrisë, që kjo e fundit të çonte sa më shumë municione në fabrikën e firmës private “Alba Demil” në Gërdec, me mjetet dhe shpenzimet e shtetit. Fakti se aty synohej vetëm fitim vihet në dukje edhe nga dëshmi të dhjetëra punëtorëve që merreshin me demontimin e predhave. Ata thonë se norma ditore që duhej të plotësonin për numrin e predhave të çmontuara rritej pothuajse çdo javë nga drejtuesit e fabrikës, që kërkonin gjithnjë e më shumë gëzhoja për skrap.
Delijorgji, punëtorët në protestë
Ish-punëtorët e fabrikës që Mihal Delijorgji kishte ngritur për demontimin e predhave në Gërdec filluan dje një protestë në vendin ku ndodhën shpërthimet e fuqishme më 15 mars 2008. Sipas burimeve nga policia e Vorës, në protestën e djeshme kanë marrë pjesë rreth 100 punëtorë. Për disa orë ata u mblodhën në zonën ku më parë ndodhej fabrika e demontimit e cila është zhdukur tashmë nga faqja e dheut si pasojë e shpërthimeve. Rreth 100 ish-punëtorët e fabrikës së çmontimit të municioneve dhe predhave kanë kërkuar të trajtohen me asistencë të plotë nga shteti. Policia tha se, protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente dhe nën masat e forta të sigurisë të marra, me qëllim që të mos shkelej në zonat e infektuara ende nga predhat aktive.
Tiranë, Këshilli Bashkiak debat për Gërdecin
Dje në një mbledhje urgjente të Këshillit bashkiak të Tiranës, këshilltarët e PS dhe të PD, kanë miratuar 3.2 milionë lekë ndihmë për banorët e Gërdecit. Një javë më parë këshilltarët e LSI-së kishin propozuar një fond prej 150 milionë lekë të vjetër, për të dëmtuarit e tragjedisë së 15 marsit, në Gërdec. Ky propozim ishte mirëpritur në parim nga shumica e këshilltarëve, ndërsa dje ai është hedhur poshtë, duke e reduktuar atë në 32 milionë lekë të vjetër. Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës, në mbledhjen e kaluar kishin shprehur dëshirën e një investimi në shkollë ose kopsht, në këtë zonë dhe jo të ndihmonin në vlera monetare. Por këshilltarët e LSI-së u kanë kujtuar atyre se, Bashkia e Tiranës nuk mund të ndërhynte në Bashkinë e Vorës me ndërtime objektesh. Ndërsa në mbledhjen e djeshme, kanë qenë këshilltarët socialistë që kanë propozuar uljen në disa herë të fondit të propozuar nga LSI për banorët e Gërdecit.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ka reaguar zëdhënësi i grupit të këshilltarëve të LSI, Petrit Vargu:
Grupi i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shpreh shqetësimin e thellë për një fakt shumë të rëndë, që u vërejt në mbledhjen urgjente jashtë radhe, të mbajtur sot pasdite në Këshillin e Bashkisë së kryeqytetit. Buxheti që ishte propozuar nga LSI prej 15 milionë lekësh të reja për banorët e zonës së Gërdecit, që do t'u jepeshin atyre për nevoja urgjente, u reduktua në pothuaj 5-fish nga kryetari i bashkisë z.Edi Rama.
Ky vendim u mor nga ana e z.Rama pa asnjë shkak dhe me justifikimin e vetëm, se kemi nevojë për fonde. Ndërkohë, kjo bie ndesh edhe me faktin që për të parën herë Bashkia e Tiranës, po merr një buxhet shtesë prej 4 miliardë lekësh nga pushteti qendror.
Ulja e buxhetit për banorët e Gërdecit, u propozua nga anëtarja e grupit të PS, në Këshillin Bashkiak dhe një ndër bashkëpunëtoret më të ngushtë të z.Rama, znj.Mimi Kodheli.
Ky vendim i z.Rama, bëhet edhe më i padrejtë, kur dihet që bashkia përveç fondit shtesë nga qeveria qendrore, ka edhe fondin rezervë të saj.
Ky vendim i z.Rama, i shprehur përmes levave të tij, është në kontradiktë të plotë me demagogjinë e tij, për gjoja krijimin e një të ardhmeje të sigurt për fëmijët tanë. Nëse vërtet kryetari i bashkisë do të ndjente sadopak dhimbje për popullin fatkeq të Gërdecit, atëherë ai do të shprehte më shumë solidaritet me banorët e kësaj zone, viktimë të papërgjegjshmërisë qeveritare.
Ne mendojmë që kundrejt demagogjisë së kryetarit të bashkisë, grupi i këshilltarëve të LSI po bën një politikë transparente, solidare me njerëzit në nevojë dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve, me votat e të cilëve kanë marrë mandatin.
Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i bashkisë, Eduart Shalsi, i cili ka thënë: Komunikata e grupit të LSI është spekulim. Ne jemi seriozisht të angazhuar në ndihmë të banorëve të Gërdecit. Këshilli Bashkiak diskutoi me shumë përgjegjësi dhe mori një vendim të pjekur, ndërkohë që ranë sy një sjellje e papërshtatshme e ndonjë këshilltari të grupimit të zotit Meta. Na vjen keq për këtë dhe urojmë të jetë një lajthitje e momentit.
Oketa në Poliçan për demontimin e municioneve
POLIÇAN – Kombinati i dikurshëm i armëve në Poliçan do të bëhet ndalesa e radhës e demontimit të municioneve luftarake. Deri në vitin 2013, sipas ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në ambientet e saj do të shkatërrohen 98 mijë municione që ndodhen në të gjithë territorin e vendit. Ditën e djeshme, Oketa ka vizituar kombinatin, i cili prej disa vitesh mbylli aktivitetin për prodhim armësh për të funksionuar vetëm për qëllime civile. Dhjetëra punëtorë u hoqën nga puna si pasojë e mbylljes së pjesës më të madhe të reparteve, ndërsa sot aty ndodhen rreth 50 të tillë. d.xh