E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga adoleshentit, do vidhte xhaminë

KORÇE – Arrestohet në flagrancë 17-vjeçari që po përpiqej të vidhte kasafortën e xhamisë së Iljaz bej Mirahorit në Korçë.

Kristal Izeti është futur në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes në ambientet e xhamisë së vjetër, me qëllim grabitjen e kasafortës së saj. Mësohet se për t’u futur brenda në xhami, adoleshenti kishte thyer një xham të njërës prej dritareve të saj. Një sistem alarmi i montuar në kasafortën ku besimtarët ruanin, ka sinjalizuar banorët që jetonin pranë xhamisë. Menjëherë ata janë vënë në lëvizje dhe kanë bllokuar 17­-vjeçarin, i cili iu është dorëzuar policisë që mbërriti pak më vonë në vendngjarje. Mbi të riun rëndon vepra penale e “vjedhjes të mbetur në tentativë”. Xhamia e vjetër e Iljaz bej Mirahorit në Korçë daton me lindjen e këtij qyteti dhe cilësohet monument kulture.   j.gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›