Bllokohet në malin Gramoz emigranti
Fatet e shqiptarëve që provojnë emigrimin ilegal shtrihen mes jetës dhe vdekjes. Nuk reshtin ndonëse gjithnjë e më shumë flitet për liberalizimin e vizave. Realiteti është përtej deklaratave i hidhur. Shtrihet diku në kufirin shqiptaro-grek, atje ku të kthehesh në kufomë nuk përbën risi. Historia e 42-vjeçarit Murat Fataj nga Skrapari, me banim në periferinë e Durrësit, ka mbajtur në ankth zemrat e të gjithë familjarëve të tij, prindërve 70-vjeçarë, gruas dhe dy fëmijëve, si dhe shtatë vëllezërve e motrës së vetme.
Si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, Murati, i thirrur nga të afërmit me emrin Çelo që në fëmijëri, u nis i sëmurë drejt shtegtimit të vështirë, duke lënë pas familjen. I papunë, pa përkrahje dhe i sëmurë arriti të kapërcejë kufirin shqiptaro-grek përmes malit të Gramozit. Por ishte i sëmurë, të ftohtët e rëndoi shumë gjendjen e tij dhe i telefonoi së shoqes, Valentinës, duke i thënë se nuk mundej më e po kthehej. Një tjetër telefonatë u bë nga ai rreth orës 01:00 të së enjtes. "Jam në mal. Nuk orientohem dot. Ka mjegull dhe tufan". E shoqja i sugjeron të mos lëvizë derisa koha të qartësohet e që nga ai çast kalon një natë të egër, të pagjumë tetori, me sytë mbi ekranin e ftohtë të aparatit celular, nga ku nuk vijnë më thirrje e as nuk shkojnë. Mëngjesi i ofron një tjetër thirrje, atë që do ta linte në dilemën e të pasurit dhe të mospasurit të njeriut me të cilin ndan gjithçka. "Më tha se i kishte rezistuar natës, por ishte sëmurë dhe nuk e dinte kur do të kthehej", tregon për "Shqip" Valentina, e cila menjëherë ka nxituar të shkojë në Ersekë dhe të dielën rreth orës 14:00 është kthyer duarbosh e rraskapitur e pashpresë.
Atje kanë të afërm dhe mund ta ndihmojnë. Familjarët lajmërojnë të njohur e të afërm në Greqi dhe zonën jugore të vendit për t‘i aktivizuar në gjetjen e tij. Njoftohet dhe policia shqiptare e greke për të zbuluar fatin e Muratit të sëmurë me ftohje, por që papunësia, jeta e vështirë e bënë të niset maleve për të siguruar bukën e gojës për familjen. Në shtëpinë e Ismail dhe Myslyme Fatajt, në lagjen 15 të Durrësit, situata është e nderë.
Nuk dinë çfarë të bëjnë, ndërsa në lagje janë të shumtë ata që flasin për një mort ende të pashpallur, pasi gjëma është e rëndë. Telefonat nuk pushojnë. Ndërsa njëri prej tyre bie, nga brenda dëgjohet një shpërthim zërash të përzier. Nuk kuptohet nëse janë vaj a gëzim. Ardhja këtu, lidhur me profesionin, lidhet gjithnjë me një fatkeqësi, po përtej tij besojmë dhe shpresojnë në favor të jetës, të një familjeje që ka nevojë për babanë, djalin, bashkëshortin e vëllain.
Dhe në fakt, britmat janë gëzimi, që shoqërohen me një vaj të gjatë të Valentinës. Një tjetër telefonatë krijon çoroditje. Gruaja thotë se ka folur vetë me Çelon dhe tani është duke u kthyer bashkë me tre prej vëllezërve që janë vënë në kërkim të tij që nga e enjtja kur kontaktet me të u ndërprenë. Në sytë e prindërve lotët vazhdojnë. Fati i Çelos është i trishtë, edhe pse ai ka mbijetuar. Ata kërkojnë ndihmë për të dhe fëmijët e tjerë që marrin rrugët nëpër male, në të ftohtë në kërkim të një pune në dhe të huaj.
Çeloja do të kthehet në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, por është shtylla e saj e problemet do të nisin nga fillimi. Djali dhe vajza që ndjekin mësimet përkatësisht në klasën e nëntë dhe të gjashtë duan mbështetje. Gruaja e sëmurë dhe e papunë gjithashtu. Ai vetë nuk dihet si shkon pas të ftohtit që e mbërtheu atje lart në Gramoz, ku puqen dëshirat dhe përpjekjet e shumë shqiptarëve për të arritur Perëndimin e siguruar një vend pune.
Të ardhur nga Rrethi i Skraparit, ata nuk përfitojnë asnjë ndihmë social-ekonomike, si mijëra familje të tjera. Punë nuk gjen. Për një vit rresht, Murati punoi në Greqi si bari dhensh dhe u kthye në gushtin e këtij viti me ca para që më së shumti i shërbyen për të larë borxhet. Tani historia nis nga fillimi dhe e vetmja shpresë shihet politika dhe të qenit skraparlli ridel në skenë.
"I bëjmë thirrje pushtetit, prefekturës, Sali Berishës dhe Ilir Metës të vënë dorën në zemër. Në çdo derë kemi trokitur e nuk kemi marrë përgjigje. Ju lutem na ndihmoni! Mos na lini djemtë të bredhin rrugëve me kokë në torbë. Duan të punojnë".