Gjueti pa leje, ndëshkohen katër italianë
Penalitetit të gjuetisë së paligjshme nuk i kanë shpëtuar katër shtetas italianë. Ka qenë "goditja" e një aksioni të shtrirë gjatë kësaj jave që ka mundur të penalizojë brenda vetëm një dite nëntë persona, mes të cilëve katër italianë.
Me dyndjen e gjuetarëve, policia pyjore e Fierit në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë dhe rregulloreve për gjuetinë në Republikën e Shqipërisë, ka shumëfishuar kontrollet e saj rutinë, kryesisht në zonat më të preferuara prej gjuetarëve që janë zonat e bregdetit dhe kryesisht në "Godullën e Ushtarit" (që është edhe zonë e ndaluar për gjueti) dhe në bregdetin e Semanit.
"Nga këto kontrolle janë konstatuar një sërë parregullsish për sa i përket gjuetisë me mjete të paligjshme dhe jashtë kritereve. Është bërë e mundur kapja dhe penalizimi i pesë anëtarëve të shoqatave të gjuetarëve dhe peshkatarëve sportivë nga rrethi i Fierit dhe katër shtetas italianë, mbi të cilët është zbatuar konform ligjit dhe rregullores sekuestrimi i materialeve të paligjshme, si edhe ndëshkimi nga ana e policisë me gjobat përkatëse", thuhet në një deklaratë zyrtare për shtyp të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Fier.
Mësohet se shtetasit italianë janë kapur jo vetëm duke përdorur imitues, por edhe pa asnjë autorizim të nevojshëm për gjueti në territorin shqiptar. Duke qenë se kontrolli i fundit ka përkuar me ditët e fundjavës, pritet që dita e hënë të mbledhë komisionin për penalitete në vlerë monetare për të gjithë shkelësit. Nga informacionet e marra, gjobat variojnë nga 5 mijë në 100 mijë lekë të rinj.
Ndërkohë, në komunikatën e shtypit theksohet fakti se policia pyjore e Fierit do të vijojë kontrollet me të njëjtin intensitet në ditët në vijim dhe do të jetë strikte në zbatimin e ligjit. Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Fier ka kërkuar në mbyllje të deklaratës jo vetëm nga shoqatat e ndryshme të gjuetarëve dhe peshkatarëve të Fierit, por edhe nga çdo qytetar, për kapjen dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të ligjshmërisë së gjuetisë.
Kujtojmë se tri ditë më parë ka qenë policia pyjore e Lushnjës ajo që gjatë një aksioni të ndërmarrë në lagunën e Karavastasë ndaloi dy gjuetarë italianë, të cilët jo vetëm që i ndëshkoi me gjobë, por edhe i procedoi penalisht.