E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet për dy orë rruga Pogradec-Përrenjas

Pogradec Socialistët e qarkut të juglindjes për dy orë kanë mbajtur të bllokuar aksin nacional Pogradec-Përrenjas. Deputetë të opozitës dhe të këtij rajoni, Pandeli Majko, Mimi Kodheli etj., kanë qenë në krye të protestuesve, të cilët ndryshe nga një ditë më parë kanë qenë të shumtë në numër. Ashtu si ishte paralajmëruar, gjithçka ka nisur në orën 16.00 për të vazhduar deri në orën 18.00 të të premtes. Ndërkaq në të dyja anët e rrugës vargu i automjeteve ka qenë i gjatë. Drejtuesit e mjeteve, por dhe udhëtarët që lëviznin në drejtim të Korçës dhe anasjelltas, janë shprehur të shqetësuar për pritjen e gjatë në rrugë, protestë e cila sipas tyre u ka sjellë vështirësi të shumta. Ndërkaq, socialistët kanë djegur disa goma makinash, teksa janë shprehur të vendosur për të vazhduar me këtë intensitet deri në reagimin e qeverisë për këtë situatë, sipas tyre, të paprecedent që i ka krijuar vendit. Përsa i përket ditës së shtunë, socialistët juglindorë të katër rretheve të qarkut Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll nuk kanë asnjë konfirmim nëse do të vazhdojnë të bllokojnë akset nacionale. Edhe gjatë ditës së kaluar socialistët e qarkut juglindor kanë bllokuar lëvizjen në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›