E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet përsëri rruga në Qafën e Plloçës

Korçë

Bllokohet sërish aksi nacional Korçë-Pogradec për shkak të rrëzimit të gurëve në Qafën e Plloçës. Qarkullimi është paralizuar për të paktën dy orë. Mjete të shumta kanë qëndruar në radhë deri në përmirësimin e situatës në rrugë pas ndërhyrjes së mjeteve të Drejtorisë së Rrugëve dhe policisë rrugore. Mësohet se shkak për rrëzimin e gurëve të jetë bërë shpërthimi me mina nga ana e firmës që po kryhen riparimin e dëmtimeve të mëparshme në rrugë. Gurët kanë bllokuar një segment prej 100 metrash dhe një pjesë poshtë Qafë-Plloçës ku policia ka ndaluar kalimin e automjeteve për shkak të rrëzimit të gurëve dhe rrezikut ndaj aksidenteve të mundshme. Pas më shumë se dy orësh mjetet e firmës kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ndërsa kalimi në këtë aks ka vijuar vetëm me një kalim në një korsi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›